filmov
tv
Top News - Çpo ndodh në Beograd e Prishtinë/Escobar dhe Lajçak, vizita paralajmëruese
Показать описание
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak pritet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, së bashku me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Lajçak dhe Escobar priten të vizitojnë Prishtinën në datat 1 dhe 2 shkurt ndërsa më parë do të vizitojnë edhe Beogradin.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stan ka deklaruar se takimet dhe udhëtimet e të dërguarit të posaçëm të BE-së janë pjesë përbërëse e punës së tij. Një ndër çështjet që do të diskutohen është edhe organizimi i votimeve për zgjedhjet e Serbisë në territorin e Kosovës. Ka pritje që një zgjidhje eventuale të gjendet para zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që zhvillohen në fillim të muajit prill.
Qeveria e Kosovës nuk është dakordësuar që të lejohen votimet për referendumin e Serbisë, të mbajtur të dielën, më 16 janar. Blloku evropian ka shprehur keqardhje edhe pas përfundimit të këtij referendumi.
Blloku evropian ka pasur ambicie që të zhvillojë një takim të nivelit të lartë, në fund të vitit të kaluar, mirëpo diçka e tillë nuk ka ndodhur me argumentin se palët nuk kanë shprehur vullnetin e duhur për të arritur ndonjë rezultat. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Beograd#Prishtinë#TopChannel