West Side Family - Krahët e tua do jem (Official audio with lyrics)

preview_player
Показать описание
Muzika Ardit Gjebrea
Teksti Dr. Flori (Floran Kondi)

Available on:

Krahët e tua do jem

Dr. Flori

Ngrihesh fillon ecën kur gjunjët ty s'të mbajnë
Ti qan e brenda vetes qesh për të mos u parë
Hey, je dërrmuar ti tani po zvarritesh
Por ke këmbë të forta ke filluar që të rritesh
Furtunë ke para vetes, por mbahesh përsëri
Ti se di se ç'do të thotë, por ke rrugë në marrëzi
Në mes mbaron gjithcka si një film që sapo pritet
Ky film po vazhdon dhe ty s'të fshin dot më vitet
Të shtrëngoj fort të prek të puth ti e di
Unë rrugën prapë vazhdoj, por kam lot në sytë e mi
Më dhemb zemra që s'të kam, por shpirt unë ty të kam
Ç'do ditë prapë me ty lind dhe është falë teje që unë jam
Më ler të jem ti nëse nesër s'do të jesh
Më ler të t’shoh në sy nëse sy nuk do të kesh
Më merr, më jep force në rrugën time të di
Gjithë rrugët e zemrës time ecin më çojnë te ti

Refreni
Landi

Krahët e tua do jem
Kur më forcë mos të kesh
Do të vij e do të t’mbaj shpirt
Gjersa dhimbja të shkojë tej
Sytë e tu do të jem
Errësirë mos të ndjesh
Do të flas në zërin tënd
Të kam jetë të kam përjetë
Krahët e tua do jem
Përqafimin do ndjesh
Do jetoj me frymën tënde
Sa dhe fundi frikë të ketë
Dhe në ëndrra më vjen
Për ç'do natë shpirti ndjen
Dorën tënde në trupin tim
M’përkëdhel ëmbël më flet
Për jetën tonë
Krahët e tua do jem

Miri

Fletë të bardha shoh në librin e jetës time
Si një shpirt i burgosur që mban frymën me kujtime
Më ndodh të jem pa ty nëper turma i harruar
Një njeri që nuk jam më por dikur kam ekzistuar
Jetë kam nga buza jote me ty pranë
Unë e ti ishim dikur përjetësisht të pa ndarë
Kur qeshje, qeshje dhe afroheshe pranë meje
Flisje humbisja në puthje me dehje
Rrëmbeje qënien time gjithçka ishim dikur
Do të jemi prap bashkë kurrë mos thuaj kurrë
Fati gjithmonë ecën për ku jo nuk e di
Por di që rrugët e zemrës time më çojnë tek ti.

Refreni
Landi

Krahët e tua do jem
Kur më forcë mos të kesh
Do të vij e do të t’mbaj shpirt
Gjersa dhimbja të shkojë tej
Sytë e tu do të jem
Errësirë mos të ndjesh
Do të flas në zërin tënd
Të kam jetë të kam përjetë
Krahët e tua do jem
Përqafimin do ndjesh
Do jetoj me frymën tënde
Sa dhe fundi frikë të ketë
Dhe në ëndrra më vjen
Për ç'do natë shpirti ndjen
Dorën tënde në trupin tim
M’përkëdhel ëmbël më flet
Për jetën tonë
Krahët e tua do jem
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ka ndonje ketu qe e degjon Kete mbrekullli ne 2024 ❤ zoti ju rujte kenge qe nuk vdes jo keto te sotmet

redionpajo
Автор

Një tekst mrekulli më solli në mëndje ditët e vështira që kaluam e dëgjoja çdo natë dhe vetëm qaja momentet kur i vogli im luftonte me sëmundjen e temrshme leucemine🥹🥹 Kampioni im heroi im i vogël askush sbesonte se do ja dilje po ti qendrove ne kembe ti asnjehere nuk u dorzove krenare per ty qe nuk ma leshove doren🤲💪💪 je superheroi im 🦸‍♂️🥰

klerja
Автор

Kjo lloje muzike i ben mutin muzikes se sotme, jemi ne 2023 dhe degjohet edhe sot e kesaj dite, Mbreterit e muzikes❤

roljanshefa
Автор

Kam qen ne mosh puberteti kur ka dal kjo keng, tjeter nivel dhe me pak fjal ajo periudh kohe deri nga viti 2008 ose max 2010 nuk vjen më, si per me te vjetrit dhe me te rinjt, qe nga vitet 70-80 deri tek viti 2010 dmth kto 3, 4 dekada kanë qen tjeter cilësi jetese, sot ecim me shpres dhe mundohemi ta zbukurojm dhe gjithmon kshtu duhet te jet por qe realiteti ka treguar qe si vitet para 2008 per gjith njerzimin nuk jan te njeta! Uroj qe kte shkrim ta kuptojn te tjeret! Mbas 2008 mori tatpjet si me magji! Respekte 👋🏻

klidi
Автор

Një tekst i rrallë, është vështirë ta gjesh sot. Heeee... Unë shumë vite më parë kur doli kjo këngë tekstin e mësova direkt përmendesh. Ishte koha gjimnazit çfarë nostalgjie. I peshendes të gjithë gjimnazistët.

redionalushi
Автор

Per ata qe luftojne me jeten..respekte pafund.Tetor 2024.

LandiKryeziu-ik
Автор

Sa herë që e dëgjoj aq më shumë emocione provoj. Kjo këngë është masterpiece 🙏🥰

ElonaIsollari
Автор

Se kisha degjuar ndonjeher me vemendje ket keng. Dje e degjova dhe mu kujtua babi ne cdo fjal te ksaj kenge. Me mungon shum ba😔. Sa her hapja syt ne mengjes gjeja e par qe shikoja ishte babi nuk e di pse as vet se kuptoja ndonjeher po ai me dilte para syve e tani zgjohem pa fytyren e tij💔

lunaluna
Автор

Oh sa mall. Sa gjera me vijne ne mendje.. 1 nga kenget shqiptare me te bukura e te gjitha koherave. E lumtur qe kjo kenge ka qen pjese e adolescences time ❤️❤️❤️❤️

Dr Flori 🤍🤍

kleliaura
Автор

Kjo kenge ka dal diten qe u nda nga jeta mamaja ime. Cfare ndjenjash vijne kur e degjoj 😢

nahonkshikarintgjith
Автор

O zot sa kujtime kam me kete kenge! Mu renqeth mishi kur e degjova serisht! O zot cfare emocjone sillnin kenget asaj kohe tani ta shpifin sdegjon nje kenge te hajrit.❤❤

olasimo
Автор

Ideja e tekstit eshte qe po shkruan dikusj qe ka vdekur, degjojeni me vemendje. Ai po e sheh te dashuren nga lart edhe po flet keshtu e ka menduar tekstin kur e ka bere.

gentianfilja
Автор

Kenge e rralle kjo nuk vdes kurrë
Eehh Dr.flori do mbetet ne zemrat tona😢

begidashehaj
Автор

Shum e vertet mua akoma ne zemer I kam keto keng

SuelaSejfulla
Автор

Nje nder kenget me te bukura te repertorit shqipetar. Kenge qe kane ndjenje ne melodi dhe vargje

Albania.Caritate
Автор

i paharruar Dr.Flori. Artist i mirfillte dhe i perulur. Zoti e mori prane vetes... Diku te 10 vite me pare, me ka dedikuar nje kenge mua dhe time shoqeje ne nje koncert ne Pogradec. Nuk do ta harroj kurre. Ishte si nje prekje nga lart. Bekime te gjithe shqiptareve dhe faleminderit djemve te WSF, mos ndalofshi kurre se krijuari muzike kaq te bukur.

EnoBarjami
Автор

Padyshim nje supertekst dhe nje superkenge .Me mallengjen dhe me kujton nenen time qe çdo dite lot me ikin .Ah moj nene sa shume te kujtoj e zemra me dhemb .Nena ilaçi mo i mire per femijen .❤

blerimkikia
Автор

Kenge qe do mbetet gjithmone si nje nga te preferuarat!

MatildaKercyku
Автор

Sa e kam degjuar kete kenge deri para 5 viteve. Sot nostalgjia me solli perseri ketu. Per mua kenga me e bukur shqiptare ndonjehere qe mund te ekzistoje. Sa kujtime 😢😢😢😭😭😍😍

thomaspiri
Автор

Nje nga tekstet te jetuara, te ndjera thjesht unike🤍my song

rominabeu