Top News - Tmerri i banesave në Durrës / Arrestohet 32-vjeçari, grabiti 8 shtëpi për 2 muaj

preview_player
Показать описание
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili dyshohet për 8 vjedhje dhe për 6 tentativa, në banesa të ndryshme të qytetit të Durrësit.
Pas denoncimeve të marra nga qytetarët për vjedhje në disa banesa, është organizuar operacioni “Çelësi”, ku u bë i mundur arrestimi i shtetasit O. T.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.
Gjatë kontrollit që u ushtrua në banesën e 32-vjeçarit, policia sekuestroi disa çelësa dhe mjete të tjera që i shërbenin për të kryer vjedhjet, si dhe 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të vjedhura.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Policia#Durres
Рекомендации по теме