Top Channel/ “Një det” njerëzish nëpër rrugë, protestë gjigande në Serbi: “Boll dhunës!

preview_player
Показать описание
Mijëra vetë janë rikthyer në rrugët e Beogradit për të protestuar me moton “Serbia kundër dhunës”. Ata dëshmuan se nuk harrojnë, dhe ashtu si gjatë protestës së parë javën e kaluar, kërkuan dorëheqjen e disa zyrtarëve. Në disa raste, turma shpërtheu në thirrjet: “Dorëheqje” dhe “Vuçic largohu”.

E ndjeva se duhet të dal e të ngre zërin për fëmijët e mi, sepse dua të jetoj në një vend pa dhunë. Nuk mendoj se presidenti po bën dicka për të ulur tensionet apo për të zgjidhur problemet. Unë them se ai është ndoshta burimi kryesor i dhunës që ndodh në këtë vend.

Problemi kryesor me Serbinë është se sistemi nuk funksionon. Na duhet ta rifreksojme të gjithë systemin, sepse asgjë nuk po funksionon.

Protesta e dytë kundër dhunës në vend u thirr nga opozita parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar. Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e ngarkuara në autostradën në Beograd. Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”.

Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë. Sipas organizatorëve, janë janë përmbushur dy kërkesa - caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhic. Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës. Ata kërkojnë gjithashtu dorëheqjen e e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Serbia#Protesta#TopChannelNews
Рекомендации по теме