Top News - I shpallur në kërkim për dy vepra penale/Arrestohet 31-vjeçari, i dënuar me 5.4 vite burg

preview_player
Показать описание
Një tjetër person i shpallur në kërkim nga policia shqiptare u vendos në pranga këtë të premte në Ndroq, në vendin e quajtur Ura e Beshirit.
Në kuadër të operacionit të koduar Brigde u arrestua 31 vjecari Edison Ismaili, i shpallur në kërkim për dy vepra penale, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve si dhe për mosbindje urdhrit të punonjësit të Policisë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar 31 vjecarin me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Rreth 4 vite më parë, në 2019 Ismaili duke bashëpunaur me disa persona të tjerë, tentoi kalimin në mënyrë të paligjshme të disa emigrantëve, kundrejt shumave të parave.
Arrestimi i këtij shtetasi erdhi në sajë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, ku më pas shërbimet e komisariatit numër 6 organizuan punën dhe bënë të mundur arrestimin e 31 vjecarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Policia#Arrestimi
Рекомендации по теме