Top News- I shpallur në kërkim për plagosje/ Arrestohet autori në Bulqizë, në pranga edhe një tjetër

preview_player
Показать описание
Dy persona, njëri prej të cilëve ishte shpallur në këkrim 5 vite me parë u arrestuan nga uniformat blu në Bulqizë.
Arben Kadriu i shpallur në kërkim në vitin 2017 u kap në flagrancë në orët e para të mëngjesit të kësaj të premte. Gjykata e Dibrës ka vendosur ndaj 50 vjecarit masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
Më 31 dhjetor të vitit 2017, pas një konflikti për motieve të dobëta, Kadriu plagosi me thikë bashkëfshatarin e tij, me iniciale NO. Arrestimi i tij erdhi në kuadër të inforamacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, ku efektivët u njoftuan për venddodhjen e një personi të shpallur në kërkim e më pas organizuan punën për kapjen e tij.
Nga ana tjetër, në përfundim të hetimeve për një konflitk me armë zjarri të shënuar të enjten në Peshkopi, u bë e mundur arrestimi i një 33 vjecari.
Ky i fundit kanosi me armë dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobta. Ndaj këtij personi rëndojnë akuzat penale "Kanosje" dhe "Armëmbajtje pa leje".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#ArbenKadriu#Bulqize
Рекомендации по теме