Stop - 11 Shtator 2024 (Emisioni i plotë)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
"Video, jo vetëm nxënësit, edhe dhitë kanë nisur vitin shkollor"
Një video e sjellë në redaksinë tonë, tregon, se vitin e ri shkollor nuk e kanë nisur vetëm fëmijët, por edhe kafshët. Në shkollën “Niko Hoxha” në Valias, dhitë kullotin paqësisht në oborr.

“Të kalonte me litar, kështu kalofsh dhe ti”, i ndjeri dorë më dorë në varreza
Familja Muçllari ka privatizuar një ndërtesë, që dikur ka qenë e kooperativës në fshatin Çërravë të Pogradecit. Më vonë ajo u pajis me certifikatë pronësie për 300 m2 truall, por me ndërtimet e viteve të fundit, mbeti pa rrugë.Familjarët pretendojnë, se sipas dokumentave kanë rrugë dhe kjo i ka futur në sherr me një familje komshinjsh, duke e akuzuar, se ka bërë mur të paligjshsëm. Familja tjetër, nga ana tjetër, thotë, se ka dokumenta të rregullta.Edhe pse cështja ka vajtur në institucione, asnjë prej tyre nuk e ka zgjidhur dot konfliktin.Pak kohë më parë është ndarë nga jeta kryefamiljari Mucllari, por e cuan të pajetë dorë më dorë në banesën e fundit, për shkak, se nuk kishte rrugë, ku të kalonte.Në përballjën mes fqinjëve në konflikt, këta të fundit i thellojnë sharjet dhe kërcënimet ndaj njëri-tjetrit, duke i hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit.

“Më prishe biznesin”, avokatja nuk i kthen borxhi qytetarit, por e padit
Në shkurt 2023, ishim në Korcë me të moshuarin Nazmi Hasa, i cili i kishte dhënë avokates së tij, Eda Merkuri, 700 mijë lekë borxh, që në dhjetor 2022, por kjo e fundit nuk ia kishte kthyer.Nazmiu u takua me të, për t’i kërkuar borxhin, por avokatja i tha, se paratë do t’ia këmbente me shërbime për një cështje të të birit.Pas debateve, avokatja pretendoi, se nuk ka afat për borxhin, ndaj zotëria mund t’i drejtohej gjykatës.Pas Nazmiut, gazetarja e “Stop” shkoi të takojë avokaten Eda Merkuri, e cila e nxehur, tha, se sapo t’i bjerë lek në dorë, do ta shlyejë të moshuarin, të cilit i mori 700 mijë lekë borxh.Pas një viti e gjysmë, Nazmi Hasa thotë, se jo vetëm që avokatja nuk ia ka kthyer lekët, por i ka bërë dhe padi për prishje të biznesit. Ndërkohë Eda Mërkuri i ka bërë bisht Dhomës dhe ka mbyllur cështjen në prokurori.Avokati Arben Llangozi shpjegon, se kodi civil thotë, që brenda 5 ditëve nga kërkesa, duhet t’i kthehet borxhi zotërisë.Sipas tij, prokuroria duhet ta hetojë zonjën Merkuri, pasi ajo ka konsumuar veprën penale të vjedhjes me anë të mashtrimit.


SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Eshte e pa pranushme imarte e mira imarte po dokim te gjithe nje dite turpe turpe 🙈🙈🥲🥲

bertibendaj
Автор

A te marte e mira o Sajmir monster je i papare jeni shum te mire

EmiljoCanaj
Автор

Posi ju s'ka ilace per morra bravo per emisionin 100

PetritQosja-fw
Автор

Unë jam nga veriu dhe atje kan ndoë edhe vrasje per kot
Por se ndodh në Pogradec nuk e kam best 😢😢😢

LekePjetri-ffei
Автор

mire keta njerez nga ligjet nuk kane frike po nga zoti a kane???

skylercela
Автор

ne shipri gjykata me e mire esht kallashi

CarrInfooo