Stop - 13 Shtator 2024 (Emisioni i plotë)

preview_player
Показать описание
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.
"Video, cadrat e ndihmave italiane per termetin, ne llixhat e Ujit te Ftohte"

Një qytetar ka sjellë në “Stop” disa video, që tregojnë, se ku kanë përfunduar cadrat, që solli Italia pas tërmetit të vitit 2019.Ato i janë dhënë privatit dhe tani shërbejnë për ata, që shkojnë në llixha për probleme reumatizmale në Zonën e Ujit të Ftohtë. Bëhet fjalë për 50 cadra të shtrira në dy fusha të ndryshme. Në cadra ende mund të lexosh mbishkrimin “protezione civile”.

”Sill lekët, merr makinat”, i mbajnë peng makineritë për borxhin e motrës

Jemi në Elbasan për denoncimin e qytetarit Fatjon Tahiri, i cili përfundoi në burg në vitin 2021, pasi refuzoi t’i jepte mallin, që kishte qepur në fasonerinë e tij ndaj dy shtetaseve. Këto të fundit nuk e likujduan, po e denoncuan e për pasojë, Fatjoni bëri 13 muaj burg. Kur doli nga qelia, u përball me Eda Turkun, e cila bashkë me pronarin e ndërtesës Elton Dushku, i mbajnë makinat qepëse, që ishin të Fatjonit, me pretendimin, se motra e tij i kishte marr borxh 5000 euro Eda Turkut. Fatjon Tahiri i denoncoi në prokurori të dy këta shtetas, por prokurori vendosi mosfillimin e procedimit penal.Në deklaratat, që ka dhënë në prokurori, pronari i ndërtesës ka thënë, se 11 makinat qepëse janë të Fatjonit.Ndërkohë Eda Turku ka deklaruar, se makinat qepëse janë të pronarit të ndërtesës. Nga ana tjetër ajo i kërkon mbrapsht paratë, që i ka dhënë të motrës, në mënyrë që të marrë makinat qepëse.Eksperti i cështjeve noteriale Fatmir Laçej, shjegon, sesi kërkohet borxhi dhe përfshirja e personave të tjerë, sipas tij, përbën vepër penale, pasi është vetëgjyqësi.

"Video, me punë në Itali, por në Shqipëri marrin pagesë kempi"

Denoncimi i rradhës në redaksinë tonë ka bëjë me bashkëshortët Isa dhe Shpresa Lleshi nga fshati Lleshan i Gramshit. Ata trajtohen me kemp në Shqipëri, por jetojnë dhe punojnë në Itali.Punonjësit e postës së Gramshit e pohojnë këtë dhe thotë, se cifti i bashkëshortëve kanë disa muaj pa tërhequr kempin.Për të provuar, se cifti Lleshi jeton e punon në Itali, sjellim një video.I vetmi, që nuk ka dijeni për këtë, është administratori shoqëror, i cili duhet të kontrollonte, nëse Isai dhe Shpresa janë rezidentë në fshatin Lleshan, që të merrte masa për ndërprerjen e kempit.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Jam ndjekse e rregullt e 'stop' prej vitesh e shof ne you tube ..po eshte bere shume I besdishem me shkeputjen e muzikes pas cdo fjalie qe ju cuna thoni..jashte kufijve po shihet gjithnje e me rralle prej kesaj arsyeje..

ZoeB-wz
Автор

Kempin ai qen nuk e meriton e mer kurse ai qe eshte invalit nuk ja japin keshtu eshte te ne ne cdo vend te shqiperis bravo juve

XhemileGjyli
Автор

Shum mir e ka qe sja jep makinerit. Le ti sjelli leket dhe ti marri makinerit

bajramjeminaj
Автор

Pershendetje si mund të komunikojë me juve kam nje hall të madh respekt

leokola
Автор

Po si ti marre makinerit. O shok. Kur i ke borgj tjetrit

bajramjeminaj