Top News - Të hapet rruga për negociatat!/Rama, Vuçiç dhe Kovaçevski takim për Ballkanin Hapur

preview_player
Показать описание
Shqipëria, Serbia dhe Mali i Zi zhvilluan këtë të premte takimin e radhës së Ballkanit të Hapur. Kreu i qeverisë maqesonase Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri Edi Rama komentuan protestat dhe trazirat në Shkup duke pranuar presionin në të cilën ndodhëqet qeveria maqedonase.
Po ashtu ata ranë dakord gjatë një video-konferencë për krijimin e grupeve të përbashkëta punës për përballimin e krizës ekonomime.
Qëllimi i grupeve të punës do të jetë krijimi i një agjencie të përbashkët për tërheqjen e investimeve të huaja në Ballkanin e Hapur.
Rama dhe Kovaceski njoftuan po ashtu pjesëmarrjen në panairin e madh të verërave, ushqimit dhe turizmit në Serbi, në të cilin kantinat dhe prodhuesit e verës nga të tre vendet do të kenë mundësinë t’i prezantojnë produktet e tyre para mysafirëve nga rajoni dhe Evropa.
Liderët e nismës Ballkani i Hapur theksuan rëndësinë e aktiviteteve të ndërmarra për të shfrytëzimin e lidhjes rajonale dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit, mallrave dhe shërbimeve, e cila tashmë ofron përfitime ekonomike për të gjithë qytetarët.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Rama#OpenBalkan#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

po qe se Serbia njef Kosoven ater edhe mundet te kete Ballkan te Hapur ndryshe ska Ballkan te hapur, dhe cdo gje eshte fiasko ose kot

Heyyou