Fileto pule me krem limoni nga zonja Vjollca

preview_player
Показать описание
#rrezedielli #reportTV
Fileto pule me krem limoni
400 gr fileto pule
kripë dhe piper të zi
2 lugë gjelle vaj ulliri
30 gr gjalp
1 1/2 lugë gjelle miell
1/2 lëng limoni
250 ml ujë ose lëng pule
majdanoz
Përgatitja:
Presim filetot e pulës në copëza, sipas preferencës tuaj. E marinojmë me kripë dhe piper të zi. Ngrohim vaj, pak gjalp dhe e kaurdisim filetot e prera deri sa ato të ndërrojnë ngjyrë të zverdhen lehtë. Largojmë mishin nga tigani shtojmë gjalpin e mbetur dhe kaurdisim miellin pa I dhënë ngjyrë për 3-4 minuta, fillimisht e shuajmë me lëng limoni e më pas me ujë e përziejmë mirë. Shtojmë mishin e pulës, vazhdojmë përzierjen duke e mbuluar mishin me kapak e lëmë të ziejë për 10 minuta duke e shuar me pak ujë 1 filxhan kafe e lëmë salcën të trashet aq sa e dëshriojmë duke rregulluar konssitencën e saj me ujë ose lëng pule. Në fund e spërkatim me majdanoz dhe piper të zi dhe e shërbejmë të ngrohtë.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo zj Vjollca.

Recete e thjeshte por SHUME E SHIJSHME.
Ju faleminderit.
PS. E provova vete

majlindandreu
Автор

bravo kto receta na duhen të lira e të mira

dhurataxhaferi
Автор

Ty te lumshin duart Zonja Vjollca 💐
Ty te lumte goja moj Katerina 💐
Pershendetje nga Amerika

theblackleopard
Автор

Fol per receten mi grua e trashe jo per vietnamij

flagrantinaflagrantina
welcome to shbcf.ru