Top News - Tkurret ekonomia japoneze/ E treta në botë, por e pëson nga koronavirusi

preview_player
Показать описание
Ekonomia e Japonisë është tkurrur me nivelin më të lartë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë e koronavirusit.

Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të bruto-prodhimit të brendshëm për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar. Ky shtet veçse ka qenë duke u përballur me rritje të ngadalësuar ekonomike edhe para pandemisë. Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur koronavirusi në shumicën e ekonomive në botë. Japonia ka rrëshqitur në recesion më herët gjatë këtij viti, pas dy çerekëve të njëpasnjëshme të tkurrjes ekonomike.

Të dhënat e fundit për periudhën prill-qershor përbëjnë rënien më të madhe prej kur ka nisur të bëhet krahasimi i të dhënave më 1980, duke tejkaluar edhe parashikimet. Ulja e madhe e konsumit të brendshëm është thënë të ketë qenë arsyeja kyçe e kësaj uljeje, derisa edhe eksporti ka rënë dukshëm për shkak të tregtisë së goditur nga pandemia. Të dhënat e këtij viti, flasin për performancën më të keqe të ekonomisë japoneze prej vitit 1955.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Japan#Economy#TopChannel
Рекомендации по теме