filmov
tv
Kosova me abetare të re, intervistë me ministrin e Arsimit Enver Hoxhaj - (3 Maj 2008)
Показать описание
Lajme arkiva 2008
Fëmijët në Kosovë shumë shpejt do të jenë në duar abetaren e re me të cilën do të mësojnë gjuhën shqipe. Ministri i Arsimit të Kosovës shprehet se po përpilohen disa modele të abetares së re, e cila duhet të reflektojë realitetin e ri të Kosovës. Gjithsesi abetarja e Kosovës nuk do të jetë e njëjtë me abetaren në Shqipëri.
Enver Hoxha: “Ne kemi sjellë një vendim në ministri të Arsimit, që Kosova sa më shpejt ta ketë një abetare, jemi duke pritur që shtëpitë botuese të konkurrojnë me një tekst shkollor, mandej do ta ketë mundësinë që vërtetë edhe ta kemi abetaren. Çështja se a do të ketë një abetare të përbashkët apo jo është çështje e cila për mendimin tim nuk mund të përgjigjet shpejt meqë përgjigjja duhet të vijë nga ekspertët.”
Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë në Kosovë ka lindur nevoja për rishikimin e teksteve të historisë dhe letërsisë që sipas ministrit do të ketë bashkëpunim me Shqipërinë.
Enver Hoxha: “Definitivisht do të ketë mundësi edhe forma të bashkëpunimit edhe në fushën e teksteve shkollore, po ajo për të cilën ka nevojë është që fillimisht të shihet mundësia e rishikimit të kurrikulave, meqë tekstet e reja parashikimi të kurrikulave janë një lloj mosorientimi i mirë në sistemin tonë arsimorë.”
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!