DOWNTOWN ONE, KULLA ME E LARTE NE TIRANE | 4K DRONE VIDEO, TIRANA 2021

preview_player
Показать описание
Downtown One është një ndërtim 37 kate mbi tokë dhe 5 kate parkimi nëntokë, multifunksional, i pozicionuar në zemër të Tiranës.
Në këtë ndërtesë me sipërfaqe 78’000m2, gjeni një kombinim ideal të apartamenteve elegante, zyrave bashkëkohore, ambjenteve tregtare dhe shërbimeve e lehtësirave të ofruara nga profesionistë.
Downtown One është i pari projekt në Shqipëri i cili sjell risi në funksionalitet, arkitekturë, parametra ndërtimi dhe i regjistruar në programin e ndërtesave në harmoni me mjedisin LEED®. Projekti, i cili do të jetë ndërtimi më i lartë në Shqipëri me një lartësi prej 144m, do të jetë plotësisht funksional në vitin 2022.
Një kryevepër arkitekturore e projektuar nga studio hollandeze me emër botëror MVRDV e cila është kujdesur që Downtown One të jetë një objekt funksional dhe estetik, simbol i zhvillimit të kryeqytetit. Veçoria më interesante e stilit arkitekturor është harta e Shqipërisë e skalitur në zemër të fasadës dhe kombinimi i ballkoneve dhe llozhave që simbolizojnë malet e Shqipërisë.
Projekti i konstruksionit është zhvilluar nga studio ndërkombëtare me eksperiencë 70 vjeçare, ARUP . Ky projekt respekton parametra dhe standarde të paaplikuara më parë në Shqipëri për të garantuar siguri dhe qëndrueshmëri absolute. ARUP ka projektuar gjithashtu sistemin teknik, elektrik dhe mekanik, në koherencë me standardet më të mira botërore.
Me një vendndodhje strategjike pranë qendrës së Tiranës, Downtown One ndodhet në zonën më ekskluzive e të lakmuar për jetesë dhe zhvillim biznesi. Downtown One lidhet drejtpërdrejtë me akset kryesore: me unazën e vogël, vetëm 10 minuta larg unazës së madhe, 2 minuta larg Bulevardit Qendror dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet qendrore e vendore dhe sektorin financiar.
Në Downtown One nuk gjeni dy apartamente njësoj sepse secili ka individualitetin e tij, si rezultat i konsolave të cilat krijojnë ballkone dhe llozha të veçanta. Të përbashkëtat e apartamenteve janë hapësirat e bollshme, fushëpamja nga lartësia dhe ndriçimi natyral i cili depërton nëpërmjet vetratave të mëdha.
_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
_________________________________________
#goglaal #gogla #downtown #downtownone #kastratigroup #tirana2021 #tirana #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #ndertesameelartenetirane # #pamjemedron
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Shume e bukur, madheshtore, per mua ne vendin e gabuar.Prane pese kateshve, nuk shkon ajo ndertese, stonon.Vendi i pershtatshem per te di ishte Bulevardi i Ri.Te gjitha te grupuara aty, me distanca si i ka gjithe bota.

arbenbeli
Автор

Super ndertes. Shpresojmë te jete dallëndyshja e pare e zhvillimit te shtetit tonë te përbashkët

beautiful
Автор

Do të bëhet një ndërtesë e mrekullueshme! Më pëlqen shumë që përshkruan hartën e Shqipërisë. Do të jetë vërtet një nga veprat më të mira në Ballkan!🇦🇱🇦🇱🇦🇱

marcelguri
Автор

Lana per arome, xhamia per muzik, xhungla e pallateve per pamje.

adialbano
Автор

Do duhen nderhyrje ke pjesa e hartes se Shqiperis pas 2 vitesh qe te jet perfundu.

hesatkrasnici
Автор

Super pun gogla, sidomos te pjesa e hartes se Tiranes edhe te pamjet e ambienteve te brendshme 👍🏻

marjo
Автор

Shume goditese kjo ndertesa.
Harta e Shqiperise ne front perballe xhamise 🤔 .

xklisted
Автор

Nese ju intereson nje apartament tek Downtown1, me kontakto!

henrimullishi
Автор

Sa do me drog te jesh marr, te besh nje investim te till, eshte pak e “ veshtir“, , por “made in politika“, po...

frednikla
Автор

Nuk e kuptoj pse i bejne te larta, kur mund te benin dy sa gjysma e tyre .Ketu ne Tirane ka hapesira sa te duash .Kullat e larta besej se ka kosto trefish te larte se sa dy kulla sa gjysma e lartesise

ilirnako
Автор

M3 3 nolta nuk o 😂 65 kat osht 15 katchi ngjit

adolg
Автор

Deri tani janë ndërtuar 39 kate dhe e sigurt që do ndërtohet dhe kati 40. Ka zëra që thonë do shkojë 45 kate.

goldenboy
Автор

Lum ata që do kenë shpinë aty do kënaqen me erën e lanës 🤣🤣🤣

udhetari
Автор

Bravo Tirana ❤
Pershendetje nga Kosova

Lajminfo
Автор

Bravo ju qoftë Tirana po ndryshon me hapa vigane .👍👍👍👍👍👍🇦🇱🇦🇱🏛🌳☘.

flka
Автор

Picieri: ku jeton? ME: downton one Picieri: be cfar kati? ME: kati 37 Picieri: o qia

anonymous_
Автор

Shqiperia e 2030 do te nje mrekulli e vertet.

JJ-zgug
Автор

Tirana 2030 so behet si new york i ballkanit strong albanians

luftarmerdini
Автор

sa bukur do ishte te behen 4 kulla si kjo ke bulevardi Ri Tiranës do ishte mrekulli 2 kulla te prej xhami dhe te cilësohen si qendra tregtare e

niklala
Автор

Tirana duhet te kishte 500 si kjo por ne vendet e duhura 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱

dandan