Kotzias ne Beograd: Athina nuk do e njohe Kosoven | ABC News

preview_player
Показать описание
Pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiç, ministri grek vlerësoi se ashtu sikurse në marrëdhëniet me Maqedoninë, është i nevojshëm të gjendet kompromisi.

Nikos Kotzias, ministër i Jashtëm i Greqisë: “Marrëveshjet duhen zbatuar dhe jo vetëm njëanshëm, por në tërësi dhe këtë të gjithë duhet ta kenë parasysh. Zyra tregtare e Kosovës nuk do të jetë përfaqësi diplomatike”.

Kotzias ka thënë se me Maqedoninë është bërë progres mjaft i madh në gjetjen e zgjidhjes.

Homologu i tij serb tha se për Kosovën nuk ka ndryshime, por Serbia mund të ofroj takime Shkup-Athinë.

Ivica Daçiç, ministër i Jashtëm i Serbisë: “Jugosllavia e atëhershme ka krijuar marrëdhënie me Maqedoninë pasi ajo ka qenë ish-Republikë jugosllave siç e thotë edhe emri. Mendoj se nuk ka qenë një vendim i menduar mirë. Sjellja e Shkupit ndaj interesave tona nuk ka qenë e duhur. Ne jemi për zgjidhje dhe ajo që mund të bëjmë është të ofrojmë takime edhe tek ne”.

Рекомендации по теме
visit shbcf.ru