Babai i vendosi emrin Alban, këngëtari italian: Shqiptarët e shpëtuan babain nga vdekja

preview_player
Показать описание
Këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi ka treguar se emri i tij ka një kuptim mjaft të veçantë që lidhet pikërisht me kombin shqiptar.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, artisti italian Albano Carrisi ka treguar se emrin ia ka vendosur i ati pasi ka qenë shumë i lidhur me tokën shqiptare. Artisti italian tregon se babai i tij ka qenë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë.

Fineldi: Albano kush ta ka vendosur këtë emër, mos ta ka vendosur ndonjë shqiptar?

Albano Carrisi: Babai im ishte italian dhe duke qenë këtu në luftë në 40-ën i tha mamasë time që quaje Alban se do të jetë fati ynë.

Alketa Vejsiu: Histori e bukur.

Albano Carrisi: Babai im e donte shumë këtë tokë sepse në Luftën Botërore, ai më tha që shqiptarët e kishin shpëtuar nga vdekja e sigurtë, kështu që prandaj jam i lidhur me këtë tokë kaq shumë.

#NëKurthinePiterPan | Një përrallë moderne për ata që nuk duan të rriten nga Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka në #TvKlan.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Albano sei un grande omo sei un grande cantante Albanesi ti voglio bene

iliakolasi
Автор

Non può mangiare più in Russia, ora cerca di racimolare qualche euro in albania!!!! Grande Albano...

josprofessionista