Violeta Rexhepagiqi VJOLLCAT 1988

preview_player
Показать описание
Violeta Rexhepagiqi - VJOLLCAT

Inçizuar në studion e Radio Televizionit të Prishtinës 1988
Muzika dhe Teksi: Violeta Rexhepagiqi
Keyboards & Aranzhmani: Mikan Zlatkovich
Bass: Luan Osmani
Gitarë: Hyshit Kantarxhiu
----------------------------------------------------------------
Asnjë fjollë o asnjë fjollë s’na ra në dorë
Nuk na ra në dorë asnjë fjollë
Ai që në mjegull flet nuk na takoi
Ujë të tij s’kem pi asnjë pikë

As drenushat n’rrugët tona si kanë gjetë
Jo nuk i kan gjetë, mbetëm vet
Lulë vjollcat nuk i këputëm, vjollcat jo
Nuk i ngucëm jo, si prekëm dot

Falë zotit vetëm u deshtëm shumë
Falë zotit veq shpirtat tonë dy
Falë zotit asgjë nuk kem shkatërru
Falë zotit vetëm u ndam ne - të dy

Unë e ti nuk ishte krim, ti
Unë e ti, vjollcat po ndinë pa viollë e violinë
Unë e ti nuk ishte krim, ti
Unë e ti, vjollcat po ndinë pa viollë e violinë

Pa viollë e violinë, pa viollë e violinë

---------------------------------------------------------
@kanalitetova4690 @ariangropa

Violeta Rexhepagiqi ishte kompozitore, këngëtare dhe gazetare. Si spikere e programeve për fëmijë në "Radio Prishtinë" filloi të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ulët të muzikës. Si rrjedhë e angazhimit të saj pasojnë edhe mirënjohet në festivalin e fëmijëve "Akordet e Kosovës". Njëkohësisht, Violeta intepretoi më se 40 këngë për fëmijë, dhe luajti zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë.
Violeta shquhej për avangardë që në vitet e '80, si në muzikë e poashtu edhe në modë. Në vitin 1984 Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës "Vivienne". Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për "Këngën e Eurovizionit". Ajo ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat serbe. Pas okupimit të RTP-së punoi si reportere lufte për agjensitë e huaja: "News Network", "WTN", "Sky NEWS" etj. Nga viti 2010, Violeta punoi për "RTK", shkruajti tekste këngësh dhe bëri komponime për këngëtarë të ndryshëm.
Më 16 prill 2020, në orët e hershme Violeta Rexhepagiqi u gjet e vdekur në banesën e saj. Në pamundësi për të organizuar mbledhje komemorative dhe pjesëmarrje në varrim për shkak të gjendjes së karantinës nga virusi COVID 19, kryetari i qytetit të Prishtinës, Shpend Ahmeti njoftoi publikun se në shenjë respekti për kontributin e saj për kulturën shqiptare, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet do të lëshohen këngët e saj.
Рекомендации по теме