Top News- Frika nga Rusia ‘çon’ Kosovën në NATO!/Situata në veri e kthen Ballkanin në vatër ‘zjarri’

preview_player
Показать описание
Lufta në Ukrainë dhe kërcënimet nga shteti serb në veri, kanë bërë që anëtarësimi i Kosovës në NATO të merret më seriozisht si nga qeveria Kurti, ashtu edhe nga fuqitë e tjera perëndimore.

Mediat në Kosovë raportojnë sae me situatën e tensionuar në rajon si shkak i luftës në Ukrainë, Kosova ka siguruar mbështetje më të madhe si nga SHBA-ja po ashtu edhe BE-ja për anëtarësim. Sipas raporteve, kërcënimet nga ekstremistët serbë si dhy hyrja e vazhdueshme e qytetarëve rusë në VERI kanë bërë që çështja e anëtarësimit në NATO të jetë në fokus.

Anëtarësimi në NATO ka marrë rëndësi të madhe nga fillimi i luftës në Ukrainë si pasojë e kërcënimeve ndaj sigurisë dhe stabilitetit të rajonit, nga zyrtarëbe rusë edhe serbë.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj kanë kërkuar më shumë ngulm që Kosova të futet në Partneritetin për paqe, pasi transformimi të FSK nga misioni civil në mision ushtarak dhe sipas ekspertëve mundësit që kjo të ndodhë janë reale.

Partneriteti për paqe është një fazë transitore e pranimit në Aleancë. Por sfida kryesore për anëtarësimin e Kosovës në NATO mbetet mosnjohja e katër shteteve anëtare të kësaj organizate. Megjithatë, burimet thonë për mediat në Kosovë se kjo mund të tejkalohet për shkak të kërcimeve dhe rreziqeve nga Rusia në Ballkan.

Mbështetje në rend të parë nga ShBA-ja, por edhe vendet e Bashkimit Evropian sidomos me situatën e krijuar nga lufta në Ukrainë”.

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, thotë se me luftën në Ukrainë në NATO është bërë e qartë që Ballkani dhe veçanërisht Kosova mund të jetë një vatër “zjarri”.

Kjo sipas tij, mund të shkaktojë destabilitet në gjithë Evropën dhe për këtë arsye anëtarësimi i Kosovës në NATO është shumë i rëndësishëm.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kosova#NATO
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Cka po ndodh me ket situat e gjith bota po frigdohet nga Rusija apo kjo esh nji agjend qe disa shtete te forta tja arin qellimeve te tyre.

analyst
Автор

😂😂😂😂😂wait wait you don’t see nothing yet

blackwolf