Ora News - Shkozë, 60 familje rome marrin shtëpitë e reja

preview_player
Показать описание

60 familje të komunitetit rom në Shkozë kanë tashmë banesën e tyre falë projektit “New House-New Life” i financuar nga Bashkia e Tiranës dhe IADSA.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Tirana është qyteti i parë që i jep zgjidhje të qëndrueshme strehimit të kësaj shtrese të shoqërisë.

Veliaj: Sot e them me krenari se jemi qyteti ose kryeqyteti i vetëm në Europë, që nuk ka një komunitet rom që jeton në një lagje me tenda në territorin e qytetit. Ta arrish këtë në një vend si Shqipëria, do të thotë se kemi shumë dinjitet. S’do të thotë të jesh i pasur për të pasur dinjitet, do të thotë që të vendossh të gjithë energjinë e donatorëve dhe qeverisë për të arritur diçka të bukur.

Veliaj beson se ky projekt krijon një model funksional dhe efikas jo vetëm për strehim, por edhe për integrimin e plotë të këtyre komuniteteve dhe garantimin e kushteve më të mira të jetesës.

Рекомендации по теме
join shbcf.ru