filmov
tv
Tv Klan - Ekspertët kërkojnë shtim të financimit të FSK-së
Показать описание
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Sulmi në Banjskë nxorri në pah se rreziku serb ndaj tërësisë territoriale të Kosovës mbetet i lartë. Ndaj ekspertët e sigurisë në Kosovë theksojnë se Prishtina duhet të marrë masa konkrete duke rritur buxhetin, por edhe kapacitetet njerëzore të Forcave të Sigurisë.
Drizan Shala: Mendoj që tani në planin gjithë përfshirës të FSK-së që do të duhet ta përmbyllte në 2028, do të duhet që të shikohet në aspektin edhe financiar që në vitin e ardhshëm buxhetor të kemi edhe një shtim më të madh të pjesës financiare.
Eksperti tjetër i sigurisë Nuredin Ibishi është e nevojshme që Kosova të marrë hapat e duhur për të shkurtuar tranzicionin e transformimit të FSK-së.
Nuredin Ibishi: Duhet që edhe niveli politik edhe institucional të veprojmë më shpejt në kuptim të avancimit edhe mundësisë së integrimeve të FSK-së edhe në NATO edhe në aspektin e bashkëpunimit edhe rajonal, dhe pjesëmarrja në manovrat e organizuara nga NATO.
Më 24 Shtator një grup terrorist serb i armatosur rëndë hyri në territorin e Kosovës dhe sulmoi policinë duke vrarë një efektiv dhe duke plagosur 3 të tjerë. Në kundërpërgjigje forcat e sigurisë së Kosovës eliminuan 3 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër u largua në Serbi.
Tv Klan