Departamenti i Kardiologjisë Hygeia

preview_player
Показать описание
Departamenti i Kardiologjisë Hygeia, një ndër departamentet lider të Spitalit siguron për pacientët me probleme kardiovaskulare, akute dhe kronike, të gjithë gamën e shërbimit mjekësor: ekzaminim, diagnostikim, trajtim, ndjekje klinike dhe ekzaminime laboratorike.

Ky Departament është i pajisur me teknologjinë dhe aparatura mjekësore të fjalës së fundit, të cilat, ndërthurur edhe me përkushtimin dhe profesionalizmin e një stafi mjekësh specialistë dhe me eksperiencë të gjerë të fushës së kardiologjisë, nën drejtimin e mjekut të mirënjohur Dr. Maksim Llambro, mbulojnë të gjithë gamën e sëmundjeve kardiovaskulare, nga ekzaminimet bazike rutinë, diagnostike dhe trajtimet nga më bashkëkohoret, si dhe të gjithë llojet e proçedurave, qofshin këto jo-invazive apo invazive, për një diferencim diagnoze sa më të qartë dhe përcaktimin e një trajtimi dhe zgjidhje mjekësore sa më efikase për pacientin.

Stafi i mjekëve të këtij Departamenti, për një menaxhim sa më efikas të kësaj kategorie pacientësh, bashkëpunon ngushtësisht edhe me shumë specialitete dhe Departamente të tjera të Spitalit si: Mjekët Anestezistë- Reanimatorë, Radiolog, Mjekë Bërthamor, Kirurg Vaskular, Mjekët e Urgjencës si edhe me Laboratorin Qendror të Spitalit, për mbulimin e çdo lloj patologjie kardiake që paraqitet në Spital duke i dhënë zgjidhjen mjekësore optimale të mundshme.

Për t’u lidhur me mjekët kardiologë të Spitalit Hygeia kontaktoni: 04 23 90 000
Рекомендации по теме
welcome to shbcf.ru