A1 Report - Pritë në autostradë makinës së sigurisë, grabiten 500 mijë lekë

preview_player
Показать описание
TIRANE - Grabitet me armë makina e rojës së sigurisë të një kompanie celulare. Grabitja është realizuar nga 3 persona të armatosur dhe të maskuar të cilët i kanë zënë pritë makinës së “Security”, në një rrugë dytësore në autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes së makinës, dy policët privatë kanë mbetur të plagosur.

Edhe pse të armatosur policët privatë nuk kanë qëlluar, ndërsa grabitësit kanë shtënë dy herë me pistoletë, por fatmirësisht pa të lënduar.

Menjëherë pasi kanë marrë paratë grabitësit kanë braktisur makinën e tyre në afërsi të Vorës dhe e kanë djegur për të humbur gjurmët.

Dyshohet se shuma e parave te grabitura te jete rreth 5 milione leke te vjetra, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e kësaj ngjarjeje.
Рекомендации по теме