Klan News - Përkujtohet komandanti Teme Sejko

preview_player
Показать описание
Në 80-vjetorin e masakrës së popullit çam kujtohet figura e Teme Sejkos, komandantit të flotës detare shqiptare i cili u ekzekutua nga regjimi komunist i akuzuar si bashkëpunëtor i sovjetikëve për grusht shteti ndaj diktatorit Enver Hoxha.

Sipas kreut të partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, gjyqi ndaj tij ishte fillimi i përndjekjes së popullsisë çame nga diktatura komuniste.

Shpëtim Idrizi, kryetar i PDIU: Bashkë me komplotin e Teme Sejkos jo vetëm që u dënuan 63 veta, jo vetëm që u dhanë 1250 vite burg, që u pushkatuan 5 anëtarë të komunitetit çam, por që nga viti 1960 u hoq e gjithë elita çame kudo që ishte, në administratën shtetërore dhe janë rreth 300 funksionarë.

Në emër të shoqatës Çamëria, Idrizi vlerësoi me certifikatën e mirënjohjes Teme Sejkon, medalje që ia dorëzoi të birit, Rajmond Sejko.

Mes lotësh, ai kujton se ku u arrestua i ati, ishte vetëm 12 vjeç, por arriti që t’i ringjallë familjarët e tij me emrat e fëmijëve.

Rajmond Sejko, djali i Teme Sejkos: Jam i lumtur të paktën që e ngjalla babanë, mamanë edhe gjyshen. Temja, unë i thërres Teme. Të gjithë më thanë se si do t’i thërresësh. Do t’i thërres thashë, e do t’i thërres edhe baba.    

Në këtë ceremoni u promovua edhe libri ‘Ringjallja e Sejkove’, i autorit, Ylli Polovina, i cili ka bërë publike gjithë kalvarin e vuajtjes së familjes Sejko.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ishin kohe shume te veshtira. Mbaj mend qe un atehere mund te isha 10 vjec. Kisha ne klase mbesen e Teme Sejkos. E... e quanin. Mua me pelqente kur shkoja ne shtepi te saj. Ishin njerez shume te thjeshte dhe te dashur. Banonin ne nje hyrje ne pallatet ne qebder te Elbasanit. Sidomos e ema e E ishte nje grua e embel. I jati nje burre serioz dhe autoritar. Me gjithese ishim femije provuam nje ndjesi te keqe. U hap lajmi per gjoja grupin tradhetar. Une kalama degjoja radion se shoqja ime kishte te njesten mbiemer Sejko.Peshperisnim me keqeardhje te gjithe me njera tjetern se arrestuan dhe te jatin. Dhimja dhe tek ne femite ishte e madhe, por me kutohet shume mire qe nuk i rame ne sy shoqes tone. Miqesija jone vazhdonte, por te jatin e saj nuk e zinim ne goje. Vazhdoja dhe shkoja ne shtepi te saj. Shtepia dukej e zymte. Guzhina me ato pllaka te errta cimentoje nuk kishin qilim.. E ema na priste me ngohtesi. Ndejen dhe nja dy muaj aty, pastaj i hoqen nga shtepia. Kjo ishte lufta e klasave.

violetadeliu