Ora News - Shikoni si është shembur rruga në Lezhë, kushtoi 202 milionë lekë të reja

preview_player
Показать описание
#rtvora #rtvoranews

Reshjet e dendura të shirave ka sjellë në vëmendje problematikën e punimeve të dobëta në akset rrugore.

Segmenti rrugor që lidh Ungrejn me Kallmetin është shembur në një gjatë prej 50 metra, duke izoluar qindra banor të 7 fshatrave.

Rrruga është bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës, 9 janar 2021, dhe banorët nuk kanë asnjë mundësi për t’u lidhur me qendren urbane.

“Jemi të izoluar. Kjo ishte izoluar dhe tani jemi të bllokuar” thotë një qytetar.

Sipas njoftimit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit segmenti rrugor prej 7.6 kilometrash, Kallmet i Vogël-Ungrej rezulton të jetë rikonstruktuar me financim nga BERZH, BEI dhe IPA.

Punimet nisën në korrik të vitit 2013, për të përfunduar 16 muaj më pas dhe ky investim mësohet të ketë kushtuar më shumë se 202 milionë lekë të reja. Por duket se investimi ka zgjatur vetëm pak.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме