Top Channel/ Balluku, 320 mln euro koncesion! Rruga Lekaj-Fier, 7 mln euro/ km për zgjerim

preview_player
Показать описание
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka shpallur fituesin e kontratës së radhës koncesionare për ndërtimin, operimin dhe mirëmbajtjen e aksit rrugor Lekaj-Fier.

Fitues ka dalë bashkimi i shoqërive Fusha sh.p.k dhe disa kompani të tjera, ndërsa vlera e financimit do të jetë 320 milionë euro pa TVSH për 46 kilometra, duke e dërguar koston në 7 milionë euro për kilometër. Koncesioni është parashikuar për 35 vite.

Aksi Lekaj Fier është tashmë i ndërtuar dhe ka standardin A, por kërkon përshtatje me parametrat e Bashkimit Europian si një rrugë A1 me shpejtësi 120 kilometra në orë. Aktualisht ne kete rrugë udhëtohet me 90 kilometra ne ore. Për të rritur shpejtësinë me 30 kilometra më shumë, koncesionari do shpenzoje 7 milionë euro. Më pas do vendosë edhe një tra për të mbledhur pagesat për kalimin ne këtë rrugë. Ministria e Infrastrukturës ka planifikuar që një mjet që do kalojë nga Miloti deri në fier do paguajë disa herë dhe në fund shifra do shkojë deri në një mijë lekë.

Ky aks është pjesë përbërëse e autostradës Milot-Fier, të cilën qeveria ka vendosur ta ndajë në tre lote dhe ka vënë në dispozicion 837 milion euro fonde për vetëm 90 km, gati 9.3 milionë euro/km, ku 60% e rrugës është ekzistuese. Për dy lotet e tjera Milot-Thumanë dhe ai Kashar-Lekaj nuk ka ende një kompani fituese.

Ndërkohë kjo rrugë lidhet me atë të Thumanë Kashar, për të cilën qeveria ka vendosur t’i lejojë koncesionarit krijimin e të ardhurave prej 1.3 miliardë euro pa TVSH për 35 vite me vendosjen e një trau, ku makinat do paguajnë minimalisht 2.1 euro.

Vetëm me dy projektet me koncesion, Milot-Balldren dhe Milot-Fier (132 km së bashku), qeveria ka ezauruar 60% të kostos së vlerësuar të projekti për të gjithë autostradën. Të dyja segmentet e dhëna me koncesion janë të pakën 40-50% më shtrenjtë sesa studimet e fizibilitetit për llogari të donatorëve.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BelindaBalluku#Fier#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Te ndertojne çfare te duan por duhet te lene opsion per shoferet qe nuk duan te paguajne .

emiljardmuhametaj
Автор

Ska ku te nxjerin me leke tani ndertojn projekt mbi projekt ekzistues.

frostman