Ora News - Pas studentëve, në protestë banorët në Lezhë, Kavajë e Shkodër

preview_player
Показать описание

Qytetarë të Kavajës, Lezhës dhe Shkodrës janë ngritur në qytetet e tyre, jo vetëm në mbështetje të protestës së studentëve, por edhe për problemet ekonomike.

Biznesi i vogël në Kavajë bllokoi rrugën në shenjë proteste ndaj taksave të larta dhe çmimeve të larta. Të veshur me jelekët e verdhë si në Francë, ata kanë përpiluar 4 pika, në të cilat kërkohet të ndalet projekti korruptiv i zëvendësimit të kasave fiskale, ulja e çmimit të energjisë elektrike me 30% apo ulja e karburantit me 300 lekë për litër. Në pikën e fundit kërkohet rritja e pragut të TVSH-së për Biznesin e Vogël dhe të Mesëm nga 20 mln lekë në vit që është sot, në 120 milionë lekë. Ata shprehen se këto 4 pika janë të panegociueshme.

Banor: Do dalim dhe në greva urie.

Banorët e Shkodrës marshuan në kryeqendrën e veriut për taksat e larta, emigracionin dhe papunësinë.

Ata kanë kërkuar largimin e kryeministrit Rama.

Ndërsa fermerë e banorë të Vaut të Dejës bllokuan superstradën Lezhë-Shkodër në Kosmac me thirrje kundër qeverisë, që sipas tyre i ka varfëruar.

Banorë: Rama ik, rama ik! Turp, turp, turp.

Qytetarët thanë se do të rikthehen sërish të martën dhe në ditët në vijim.

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

raliteti ky esh na pelqen sna pelqen populli po vun nuk ka shpres me

carpentercarpenter