Top Channel/NATO paralajmëron Rusinë. Stoltenberg: kujdes në kufirin me Ukrainën

preview_player
Показать описание
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i dërgoi një paralajmërim Rusisë që të jetë “transparente” në lidhje me aktivitetet e saj ushtarake në kufi me Ukrainën.
Praninë e forcave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën ai i quajti si “përqendrim të madh dhe të pazakontë”. Në këtë pjesë të Ukrainës që nga prilli i vitit 2014 separatistët e mbështetur nga Kremlini po zhvillojnë luftime me forcat ukrainase njw konflik qw u ka marrw jetwn mijwra personave.
sinkron Jens Stoltenberg, sekretar i përgjithshëm i Nato-s
“Çdo provokim i mëtejshëm apo veprim agresiv nga Rusia do të ishte një shqetësim serioz. I bëjmë thirrje Rusisë të tregohet transparente për aktivitetet ushtarake. është e rëndësishme të parandalojmë dhe të reduktojmë tensionet.
Stoltenberg foli në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, në Bruksel. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara paralajmëruan Rusinë që të mos bëjë një “gabim tjetër serioz” në Ukrainë.Ndërkohë, Pentagoni e quajti "të pazakontë madhësinë dhe shtrirjen" e trupave ruse në kufi me Ukrainën.Edhe Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka hedhur poshtë pretendimet perëndimore se Moska mund të sulmojë ushtarakisht Ukrainën.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Russia#Nato#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

pershendetje dhe respekt sekretarin Stoltenberg NATO RESPEKT

zarifbajrami
Автор

Bravo nato . Bravo bravo . Vladimir ha buke dhe fli gjume . Leri denglat .

iglirevania