filmov
tv
Tv Klan - Dalin pamjet e ish-eurodeputetit me çanta me para | Lajme - News
Показать описание
Këto foto dëshmojnë përfshirjen e ish-eurodeputetit italian, Antonio Panzeri në aferën korruptive “Qatargate” që tronditi Parlamentin Europian.
E përditshmja italiane La Republika ka publikuar foto të tij, ku shfaqet në një hotel në Bruksel, teksa mbush çantat me para gjatë takimit me Ministrin e Punës së Katarit, Ali Ben Sami al-Mari.
Duke iu referuar burimeve nga hetimet, Panzeri hyn me një çantë bosh dhe pas takimit me ministrin nga Katari në një nga dhomat e hotelit luksoz të frekuentuar shpesh nga personalitete europiane, del me çantën plot.
Fotot e marra nga kamerat e sigurisë dëshmojnë se Panzeri ka qenë i shoqëruar në këtë takim edhe nga Françesko Xhorxhi, bashkëshorti i eurodeputetes greke Eva Kaili, e cila mbante edhe postin e nënpresidentes së Parlamentit Europian.
Ata u arrestuan në fillim të këtij muaji në Bruksel pasi prokurorët ngritëm akuza për marrje ryshfeti mbi 1 milionë Dollarë nga qeveria e Katarit, për të lobuar në mbështetje të vendit të vogël të Gjirit Persik që është akuzuar për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, që kanë shkaktuar edhe mijëra viktima gjatë ndërtimit të infrastrukturës për kampionatin Botëror të Futbollit Katar 2022.
Tv Klan
#antoniopanzeri #qatargate
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!