Aksidentet rrugore, ekspertët: Shkak, sjellja e shoferëve dhe mungesa e sinjalistikës

preview_player
Показать описание
- - -

Përgjaken rrugët e Shqipërisë. Vetëm gjatë ditëve të fundit janë shënuar disa aksidente të rënda, me pasojë humbjen e jetëve të disa të rinjve. Të dhënat zyrtare konfirmojnë se numri i aksidenteve mbetet i lartë, me rreth 1136 të tillë në 9 mujorin e këtij viti.
Kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ka një tkurrje të numrit të tyre me 12.8%, por shqetësues është numri i lartë i viktimave me 157 për këtë periudhë.
Ekspertët rendisin si shkaqet kryesore të aksidenteve përveç pakujdesisë së drejtuesve të mjetit, edhe rrugët problematike dhe mungesën e sinjalistikës.
Artur Sulçe, ekspert për sigurinë rrugore, propozon hartimin e një strategjie konkrete për reduktimin e numrit të aksidenteve, gjë që aktualisht mungon.

#A2 #A2NEWS
A2 NEWS | CNN Exclusive News Channel Affiliate
Рекомендации по теме