Panik gjatë natës në Fier, makina shpërthen në flakë, dyshimet e policisë

preview_player
Показать описание
Një automjet ka marrë flakë në orën dy të mëngjesit të kësaj të marte në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier. Automjeti tip “Ford Fiesta” ka shpërthyer në flakë duke sjell frikë dhe panik tek banorët e zonës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë shuar flakët, ndërsa janë lajmëruar edhe uniformat blu. Dyshohet se shkak për shpërthimin e flakëve në automjetin tip “Ford Fiesta” me targa AA 249 OC ka qenë një defekt në pjesën e motorit.
Рекомендации по теме