Berat: Përmbyset kamionçina me materiale ndërtimi, 1 i vdekur e 3 të plagosur, mes tyre një fëmijë

preview_player
Показать описание
#oranews #rtvora #berat

Një aksident i rëndë është regjistruar sot në Berat. Një mjet tip kamionçinë,në të cilin udhëtonin 4 shtetas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen pasi ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Beratit 58-vjeçari Zybo Brami.

Të plagosurit e tjerë: Daniel Brami 26-vjeç dhe Rani Brami 12-vjeç dhe drejtuesi i mjetit Astrit Kanaçi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Beratit,nga ku pritet të transportohen me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit të rëndë,ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë.

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ngushellime te thella familjes por fortigoja ka kaluar ne servis qe mos te ndodhte kjo tragjedi qsh ka qene ne gjendje teknike

rudolfbonjaku