Top Channel/Atentat me dy të vdekur në Astir,viktimat Erigers Mihasi 32 vjeç e Armand Dumani 26 vjeç

preview_player
Показать описание
Tronditet kryqyteti nga një atenat që ndodhi rreth orës 19 e 30 në zonën e Astirit ku mbetën të vrarë dy persona, Erigers Mihasi 32 vjeç dhe Armand Dumani 26-vjeç.

Dy të rinjtë vdiqën në vend pasi mbi trupat e tyre u qëllua disa herë me breshëri. Top Channel siguroi dhe një video vetëm pak minuta pas vrasjeve ku qytetarët komentojnë atë çfarë ka ndodhur fare pak metra larg Audit që ka ende drenda trupat e dy të rinjve.

Mësohet se automjeti tip Audi ku udhëtonin viktimat është qëlluar në ecje dhe më pas ka ndaluar në këtë pjesë të rrugës, dhe dy mjetet po udhëtonin nga pallati me shigjeta në drejtim të rrethrotullimit të ish sheshit shqiponja.

Në zonën e Thumanës në Fushë-Krujë është gjetur një automjet tip Toyota i djegur, i cili dyshohet se është i atentatorëve. Policia njoftoi se target e mjetit të djegur janë të vjedhura.

Policia qëndroi në vend ngjarje për rreth dy orë ndërsa për të zbradhur vrasjet do të duhet të kontrollohen dhe kamerat e sigurisë të Unazës së Re, që aktualisht është duke u rindërtuar.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Atentat#Astir#TopChannel
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Do behet ndonjë ditë pushim me këto lajme farwest !?

petritierdet
Автор

Lajme te shkelqyera.duhet cdo dite nga 100.pastrim plehrash

sajmirplava
Автор

Pse shteti Shqiptar nuk ve kamera ne gjdo cep te rrugve ?

arlindcana