filmov
tv
Top Channel/ Turizmi i aventurës/ Pushimet ndryshe, të huajt preferojnë kampingun në Shqipëri

Показать описание
E diela në Vlorë solli trafik të rënduar, por kjo fundjavë kishte dhe numrin e lartë të pushuesve që kanë zgjedhur këtë qytet dhe jugun e Shqipërisë, si vend për të pushuar nën rrezet e diellit e dallgëve të detit.
Këtë fundjavë kanë qenë të shumtë edhe turistët që kanë zgjedhur Vlorës për pushime, tashmë të njohur si “camping holiday”. Të huaj nga Zvicra, Bosnja, Polonia e Gjermania thonë se pushimet “camping” në Shqipëri janë eksperiencë e bukur dhe për ta nuk është hera e parë që vijnë në vendin tonë.
“Natyra e Shqipërisë është gjë e rrallë, jemi të impresionuar nga bukuria e këtij vendi, por ka nevojë që qendra të tilla camping të ofrojnë standarde europiane”, shprehet një çift gjerman.
“Kemi qenë në Korçë, Himarë, Valbonë, vende të bukura por mbeturina nëpër rrugë janë për të ardhur keq”, shprehet një çift zviceran.
Ndërkohë që ky turist polak vjen prej 10 vitesh në Shqipëri: “Sa herë qe vij gjej bukurinë dhe mikpritjen e këtij vendi dhe te jem i sinqertë vendet qe ofroni për camping janë vërtet ne kushtet e vendeve europiane. Quhem Samir, vij çdo vit ketu prej 3 vitesh ,jam nga Bosnja dhe më pëlqen shumë vendi juaj”.
Edhe pse jemi në ditët e para të muajit qershor gjasat duken se Shqipëria, dhe në veçanti Vlora, do të jetë destinacioni i preferuara për ‘camping holiday’, pasi në Vlorës gjen kombinimin mal dhe det që pushuesit e kërkojnë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Kamping#Turizëm#TopChannel

Комментарии