Tmerr te Onkologjiku, spitali si burg i pacientëve me kancer

preview_player
Показать описание
Në Spitalin Onkologjik, aty ku trajtohen sëmundjet e rënda kancerogjene ka shumë pacientë të cilët presin në radhë te gjata jashtë spitalit. Çdo mëngjes të mbledhur para derës kryesore mbajnë radhë për shërbime, si kimeoterapi, vizita apo konsulta mjekësore, në këmbë , teksa brenda në hollin e spitalit karriget qëndrojnë bosh. Në hyrje shiriti dhe një polic, si përpara një burgu, pengojnë pacientët të futen brenda. Problematikën më të madhe e kanë ata që vijnë nga rrethet. Këta të fundit ankohen se duhet të presin me orë të tëra për një kimioterapi apo konsultë. Xhadat vëzhguan nga afër situatën në repartin e Onkologjisë ku zhvilluan biseda edhe me pacientët. Këta të fundit u shprehën se radha fillon që nga orët e para të mëngjesit dhe nëse nuk përfundojnë atë ditë ,janë të detyruar të rrinë në hotel për të ardhur sërisht të nesërmen.

Pas kësaj bisede me pacientët “Xhadat” u drejtuan në Zyrën e Informacionit. Pasi kërkuan një takim me drejtoreshën e spitalit , punonjësja e Zyrës së Informacionit e trembur nga prania e kamerave u shpreh se duhej paraqitur kërkesë me shkrim. Gazetarët priten deri sa drejtoresha Albana Fico erdhi në institucion .E pyetur në lidhje me këtë problem, zonja Fico u përgjigj se pyetje të kësaj natyre duhet të drejtohen te shërbimi, detyra e të cilëve është ta organizojnë të gjithë këtë.

Për mungesën e organizimit Fico tha se nuk mund ta merrte të mirëqënë kontatimin e gazetarëve, ndonëse pamjet ishin të qarta. Gazetarja e “Xhadave” e ftoi zonjën Fico të shkonin në repartin e Onkologjisë për ta parë nga afër situatën, por drejtoresha tha se do të rrishikohen gjërat që nuk janë ashtu siç duhet.

Faktin që pacientët e spitalit onkologjik në QSUNT, presin jashtë, ia atribuoi situatës me Covid -19, që sipas saj ende nuk ka mbaruar. Sipas Ficos ky target grup duhet ruajtur nga infektimi për shkak të imunitetit të dobët që e karakterizon.

Nga ana tjetër pamjet e sjella nga “Xhadat” tregojnë se grumbullimet jashtë spitalit Onkologjik janë jashtë çdo rregulli dhe distance që duhet respektuar në situata të tilla.
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Bravo gazetarja qe i tha mund te shkojm bashk ta vertetojm. Xhadat bravo qe nxirrni keto gjera dge i demaskoni

botateknologjike
Автор

E kam ndjekur me ankth deri ne fund kete video. Tmerr nuk kemi as shendetsi asgje. Ju lumt xhadat jeni me te miret

horoskopi
Автор

Drejtoresha e para ne burger po nuk Ka shtet

astritnebiu
Автор

Kjo eshte shendetesia e edit gjate ketyre viteve te rafte kanceri o kryeemuuuut

fatmiraharizaj
Автор

Duhet te presi dretoresha ne djelle ne gtofte e ne shi jo pacjentet qe luftojne cdo dit per jeten e tyree

lubianahaska
Автор

Cdo gje funksjonon mbrapsh nuk ka ilace nuk ka terapi: dhe emi i pacjenteve theritet ne nje menyre te frikshme ne radh nuk ka apuntamente orare dhe tyhet privatesia e personave!

lubianahaska
Автор

Ne shipri nuk bejnë.sherbim.nuk perkushtohem me shpirt nuk ja ndrrojn panolinen te semurit pa i dhen lek

GjulianaCoraj-yjrk
Автор

po dhe ne europ njerzit shkojn 5 miin perpara nuk shkojn dy ore perpara

majaabazi
Автор

Ku i merr leket kjo te blej kemishe Karl apo me leket e pacienteve qe fut me mik 💶ne punojme ne privat me ore te gjata e prap sna del me ble kemisha firme 😒

Funnyvideo-mirg
Автор

Fjalete i paskeni te bukura pore punet jane skandaloze.

bashkimhoxha-xy