Ky është djali që dyshohet se vrau të dashurën argjentinase në Fushë Kosovë

preview_player
Показать описание
#5minuta #shqip #lajme
Mos harroni t'i bëni SUBSCRIBE kanalit 5 minuta shqip!

Vazhdon raportimi i mediave spanjolle për mënyrën e vdekjes së argjentinases Maria Clara Urdangaray 27 vjeçe, e cila dyshohet se vra nga partneri i saj kosovar javën e kaluar në Fushë Kosovë.

Vajza ndodhej me pushime në Kosovë me partnerin e saj kur humbi jetën pasi u rrëzua nga kati i gjashtë i një hoteli.

Fillimisht u raportua për një rënie nga ballkoni, por më vonë doli krejt diçka tjetër. Të premten policia e Kosovës arrestoi partnerin e viktimës, Endrit Nika, 31-vjeçari kosovar me dokumente zvicerane.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të së martës së kaluar në një ndërtesë në Fushë Kosovë, ku María Clara ndante dhomën me Endrit Nikën.

Dyshohet se mes tyre ka pasur një debat para rënies së gruas së re.

Edhe pse María Clara u transferua me shpejtësi në Qendrën Klinike të Universitetit të Kosovës, ajo nuk arriti të mbijetojë për shkak të lëndimeve të rënda që la rënia.

“Është një femicid”

Si nëna ashtu edhe babai i viktimës e morën vesh se çfarë ndodhi kur një shoqe e María Clara-s që jeton në Spanjë e pa lajmin në rrjetet sociale dhe u tha atyre. Po atë ditë, prindërit e saj raportuan se djali me të cilin ajo jetonte, e kishte vrarë.

“Vajza ime kishte folur me mamanë e saj dhe e kishte përshkruar të dashurin si një femëror dhe shumë xheloz. Është një femicide, jam i bindur,” tha Facundo Urdangaray, babai i María Clara.

“Ata u grindën pas festës së vëllait, ai do të kishte rënë në mendje nga droga dhe alkooli dhe do ta shtynte nga ballkoni. Ishte shumë e rëndë dhe foshnja ime vdiq në spital.”

Të premten policia ka urdhëruar arrestimin e Nikës

Kush është i dyshuari për vrasjen e Maria Klarës?

Endrit Nika, arkitekt, është 31 vjeç dhe në rrjetet e tij sociale ishte adhurues i futbollit -sidomos i Barcelonës-, i armëve dhe i jetës së mirë. Burri ndau disa foto gjatë netëve jashtë me miqtë dhe mund të shihet në disa nga postimet e tij duke udhëtuar nëpër Evropë dhe në makina

Maria Clara, e cila kishte jetuar në Evropë për nëntë muaj, e takoi atë në një udhëtim dhe ata shpejt u transferuan në Zvicër.

“Ajo na dërgoi video të dasmës në të cilën ishte. Ajo dukej mirë, e lumtur,” tha Facundo Urdangaray, babai i gruas së vrarë.

A ishin fejuar?

Në orët e fundit tërhoqi vëmendjen përshkrimi kurioz i shpërndarë si nga i dyshuari kryesor për vrasje, po ashtu edhe nga Klara në rrjetet e tyre sociale.

Si Endriti ashtu edhe Klara kishin në përshkrimet e tyre një unazë fejese me emrin dhe inicialin e partnerit.

E gazeta zvicerane Blick shkruan se Endriti donte që në dasmën e vëllait ta kishte edhe të dashurën me të cilën ishte lidhur për më shumë se 4 muaj. Për këtë qëllim, Endrit Nika, sipas mediave zvicerane, e kishe futur të dashurën argjentinase ilegalisht në Kosovë duke e fshehur në bagazhin e veturës.

Cifti ishin dehur në një festë që ishte mbajtur para dasmës. Aty dyshohet të jenë grindur keq, duke e goditur edhe njëri-tjetrin. Madje, raportohet se edhe i dyshuari ka pasur disa lëndime në gjoks.

“Të dy thuhet se kanë qenë të dehur në festën para dasmës, sipas burimeve familjare. Kur janë grindur, dyshohet se kanë sulmuar njëri-tjetrin. Burri ka pësuar lëndime edhe në gjoks”, thuhet në raportimin e mediave zvicerane.

“Pas katër muajsh lidhje, çifti kanë udhëtuar së bashku drejt Kosovës, ku do të martohej vëllai i të arrestuarit. I riu mësohet se e kishte futur ilegalisht të dashurën e tij në Kosovë, duke e fshehur në bagazh”, thuhet në raportimet e mediave zvicerane.

tregime shqiptare perputhen sot perputhen prime live top channel perputhen 2021 seriali me fal shqip promo pamje me fal me fal e fundit episodi i fundit
gezuar 2022 potpuri 2022 viti i ri 2022 me ler te flas Qka ka Shpija Perputhen
tayna mozzik me fal meda don xhoni muzik qingji vogel stupcat pubg hitet
kafeneja jone shiko kush luan music kida tik tok tallava big brother vip kosova live
lajmet e fundit top channel tv klan klan kosova rtk surpriza familjare
Kepi i tundimeve episodi fidan rita mos me braktis nkosove show robi plaket kur do vet big brother vip kosova couple rn shqipet me plis humbesi fiton enigma shqip rasim avdyli its my home it's my home valon maloku vala mala gezuar 2023 humor 2023 muzike 2023 mrbeast tregime popullore big brother vip albania 2 live
chatgpt chat gpt piala dunia big brother vip albania live 2023 luiz ejlli kiara tito
tregime popullore 2023 love island tv klan kepi i vipave lajmet e fundit lajmet sot noizy pellumb hajdari prive klan kosova shqipgaming
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

E ka shti zori me vraa jeni qu pesh prej te miravv Allahu na ka quee shum tmira elhamdulilah e spo jau dim te mirav prinderit ton kan hjek shum skan pas dhee kan qen te lumtur ma shum se na SubhanAllah luss Allahun ti drejton ne rrug te drejt keta njerez

akatzuki
Автор

Duhen deshmitare, per te treguar si ka qene ENDRIT NIKA, deshmitare te dasmes, video te dasmes, duhet rikonstruktuar momentet e fundit te jetes se MARIA CLARA, deshmitare nga hoteli!!!

adolfoluna
Автор

Ahh, nuk bëhet ky vënd jo, me 70% fshatarë ..

dresma