Agon Channel - Trukimet Itali, Shqiptaret baste deri në një MLN dollarë

preview_player
Показать описание
Skandali i trukimeve në futbollin italian është më i thellë nga sa mund të mendohej. Manipulimi i rezultateve në ligat më të ulëta profesioniste është aq i përhapur, sa duket e vështirë të gjendet një zgjidhje për fenomenin. Vetëm pak ditë pas arrestimit të 50 personave, mes lojtarëve dhe drejtuesve të klubeve, Prokuroria e Katanzaros zbulon detaje të tjera për trukimet në Ligën Pro dhe Serinë D.

Përveç skuadrave si Salernitana, Benevento e Ascoli, të dyshuara janë edhe Regina, Messina, Renate, Torres, Viterbese e Nuorese. Në bazë të këtyre hetimeve, të përfshirë janë rreth 15 persona të tjerë.

Çështja duket ende larg zgjidhjes, ndërsa organet e futbollit kërkojnë verdikte sa më të shpejta, për të evituar shtyrjen e startit të sezonit të ri. Të ndaluarit po paraqiten në prokurori, për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes. Mes tyre janë paraqitur edhe dy shqiptarët e ndaluar. 25-vjeçari Erikson Aruci, që njihet si bashkëpunëtor i një prej organizatorëve të rrjetit kriminal, ish-futbollistit Di Lauro, deklaroi se nuk është në djeni si mund të trukohen ndeshjet. Ai akuzohet se shërbente si ndërmjetës për të siguruar grupe të gatshëm të blinin ndeshjet.

Ndërkohë, Edmond Nerjaku, që shërbente si financues i trukimeve, duke paguar deri në 60 mijë euro për të siguruar informacione rreth ndeshjeve të manipuluara nuk pranoi të fliste. Sipas hetuesve, grupimi shqiptar kishte mjaft peshë në trukimin e ndeshjeve në Itali.

Në faqen 35 të dosjes së manipulimeve hetuesit theksojnë se “rrjeti i bastexhinjve nga Shqipëria ishte në gjendje të investonte deri në 1 milionë dollarë në ndeshjet e trukuara” dhe se “bëhet fjalë për persona me burime të mëdha financiare, që përdoren vetëm për mashtrimet sportive”.

Agon Channel.
Рекомендации по теме