Top Channel/ “Larg duart nga parku”! Lëvizja Bashkë, protestë për hapësirën pas TKOB

preview_player
Показать описание
Ndërtesa më e lartë në Ballkan pritet t’i shtohet Tiranës pas Teatrit të Operës dhe Baletit, e parashikuar të përfundojë pas 7 viteve punë, projekt i cili po kundërshtohet nga lëvizja Bashkë me në krye Arlind Qorin.

Protestuesit u mblodhën këtë të diel në kantierin e ndërtimit duke kërkuar ndalimin e betonizimit të kryeqytetit dhe shkatërrimit të parqeve.

““Këto kulla jo vetëm po e shkatërrojnë, jo vetëm po na e marrin frymën, por nuk do të kenë as një minimum funksioni ekonomik. Shikoni si kullat janë në errësirë, por të gjitha rezultojnë të shitura. Kush i blen, blejnë trafikantët e drogës, politikanët e korruptuar, çdokush që ka qeverisur dhe vjedhur këtë vend në 32 vjet”, u shpreh Qori.

Protestuesit përsëritën thirrjen “Larg duart nga parku”.

“Tiranës po i zhduket një nga parqet e fundit, ai që shtrihet midis pallateve 9-Katëshe dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Dhuna e Betonit nuk ka të ndaluar. Pushtetarë të korruptuar dhe oligarkë të paligjshëm po na lenë pa një prej hapësirave të fundit publike e të gjelbra që i kanë mbetur qytetit”, shkruhet në pankartat e tyre.

Skenë krimi u cilësua vendi i ndërtimit nga protestuesit dhe këto fjalë i lanë njollë në murin rrethues ku po zhvillohen punimet.

Vec aktivistëve, të pranishëm ishin edhe banorë të lagjes së rrugës së barrikadave që shprehën revoltën për shtimin e kullave duke e kthyer zonën përreth në errësirë të përhershme. Teksa të indinjuar ishin edhe me mosreagimin e opozitës.

“Unë vija prej 40 vitesh këtu me bashkëshortin, nipa, mbesa. Ku të kyçemi? Ç’po bëhet kështu ? S’na dëgjojnë”, tha një zonjë.

“Po na zhdukin parqet. Duhet ta ndalojmë. Po opozita po bashkëpunon? Pse nuk flet? Turp, turp”, u shpreh një banor.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TKOB#Parku#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ku jan shqiptaret, qe e duan Shqiperin...?!

n.veseli
Автор

Kjo ndertes duhet nderuar atu edhe rrepsisht…. Dhe pjesa e qytetit te liqenit artificial dhe stadiumi kombtar duhet t’ruhet per parqe dhe aktivitete te tilla

UnnecessaryRequest-pvyb
Автор

tani qe hyri ne loje kjo levizja bashke nuk ka per tu bere asgje sepse e tille eshte skema qori veliaj rama...nese do ishte vetem populli i thjeshte mbase dicka do arrihej...

titanictitan