filmov
tv
Top News/ Kurti ‘nuk do të befasojë’ BE-në. Hapja e Urës mbi Ibër, Kryeministri do të presë…jo gjatë

Показать описание
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha gjatë një interviste për Zërin e Amerikës se hapja e urës mbi lumin Ibër, për qarkullimin e automjeteve do të bëhet bazuar në një plan të cilin qeveria e tij, sikurse tha ai, e ka ndarë me partnerët amerikanë dhe ata europianë.
Ai shtoi se Prishtina ka zhvilluar konsultime me komunitetin serb në veri dhe në jug të Kosovës, si dhe ka testuar qëndrueshmërinë fizike e teknike të urës mbi Ibër.
Kurti deklaroi se në raport me këtë çështje, Kosova synon që në njërën anë të mos i befasojë partnerët e saj, por në anën tjetër, të mos lejojë që kjo çështje të zvarritet pafundësisht.
Kurti foli gjithashtu mbi përplasjet me Perëndimin si dhe kritikat e opozitës për mungesë bashkërendimi me aleatët për shumë çështje. Por sipas kryeministrit të Kosovës, dallimet në qëndrime nuk kanë qenë asnjeherë në qëllime, vlera e parimeve, por vetëm në strategji, taktika dhe operacione.
Komentet zoti Kurti i bëri nga mjediset ku po mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokrate amerikane, i ftuar nga Instituti Kombëtar Demokrat.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#TopNews#Kurti#Ura#Ibrit