Populli në shtëpi, paria në Dhërmi!

preview_player
Показать описание
SHQIPËRI– E shtuna dhe e diela e javës që lamë pas, ishin krejtësisht të mbyllura për qytetarët shqiptarë. Ata që duhet të shkonin në punë, të shtunën e të dielën duhet të jepnin llogari para uniformave blu me autorizimin përkatës në duar, që tregon se kanë një leje të posaçme që u jep te drejtë të dalin nga shtëpia, për të ushtruar aktivitetet e tyre.

Kjo gjë ndodhi edhe këtë fundjavë me te gjithë ata që kanë pasur efektivët e Polciisë së Shtetit si çekan mbi kokë për gjatë gjithë periudhës së karantinimit, por jo për shtresën elitare shqiptare.

Për shkak se njoftimi i kryeministrit Edi Rama për mbylljen e kësaj fundjave, erdhi vetë mnë orët e vona të mbrëmjes së ditës së premte, shumë biznese që ishin të paiformuar u zgjuan me një gjobë në derën e tyre, sepse kishin shkelur rregullat.

Me shezlonge të hapura, bare e restorante në dispozicion, e gjithë paria e Shqipqërisë u mblodh këtë fundjavë për të shfryrë të gjithë ‘dufin’ që tashmë u kishte mbledhur izolimi, nëse e kanë respektuar edhe atë më parë.

Muzika e lartë në sfond, vajza të reja që kërcejnë e shijojnë perëndimin nga këto anë, duket sikur nuk kanë dëgjuar kurrë për koronavirusin që mbylli të gjitha bizneset, të mëdhenj e të vegjël në Shqipëri. Dhe për më tepër, anjë efektiv nuk duket gjëkundi për të shpërndarë pushuesit, siç bëri nëj ditë ditë më parë.

Të ketë vallë një ‘çelës’ ky rezort që e mban larg Covid-19?

Рекомендации по теме