filmov
tv
TKOB shënon 60-vjetorin - News, Lajme - Vizion Plus

Показать описание
60 vjet më parë, ashtu sikurse edhe në “La Scala”, në këtë godinë tanimë të vjetruar është vënë në skenë “Traviata”. Kjo shfaqje operistike shënoi edhe ditëlindjen e Teatrit lirik të Operës dhe Baletit. Sot kjo godinë është gati e rrënuar. Dyshemeja rrezikon të shembet, studiot e artistëve janë të mbushura me lagështirë dhe tualetet jo pak herë e përcjellin erën deri në katin e dytë, aty ku shpesh na ftojnë për pak muzikë dhome. Të gjitha këto i di edhe kryeministri, që sot premtoi se rikonstruksioni i këtij teatri nis në janar.Edi Rama: Dyshemeja e skenës rrezikon realisht të shembet dhe ti përpijë të gjithë skllevërit e Aidës bashkë me kë tjetër mund të gjendet rastësisht në skenë. Edhe prapaskena është vendgrumbullimi i gjithë dekoreve të vjetra dhe sistemi elektrik terësisht i amortizuar, pa llogaritur sistemin e ngrohjes dhe ftohjes që nuk mbajmë mend kur kanë funksionuar për herë të fundit. Ndërsa dritaret janë prodhim italian i vitit 1966. Rikonstruksioni nis në janar.Skena e re që do të presë artistët e Operas dhe Baletit deri në rikonstruksionin e tij të plotë do të jetë “Turbina”.Edi Rama: Një hapësirë që për çerek shekulli ishte e braktisur dhe mbushur me mbeturina të kohës së shkuar. Shërbente dikur si laborator hidroteknik, sot ka nisur të transfomrohet në skenën e re të kryeqytetit. Ne kemi filluar të ndërtojmë këtë skenë të re që do ketë dy salla me 400 dhe 150 spektatorë dhe mjediset e tjera.Në fakt, kjo hapësirë e re ishte parashikuar për teatrin kombëtar që do të duhej të niste më herët rikonstruksionin, por shumë prej artistëve e kanë kundërshtuar shembjen e tij. Me frikën se mos shembet, në vend që thjesht të rikonstruktohet edhe aktori Robert Ndrenika ka debatuar Ministren e Kulturës në festivalin ballkanik të teatrove. “Nëse teatri shembet, nuk do më tresë dheu, por do të shtrihem aty”, ka thënë Ndrenika, ndërsa sot, Kumbaro e fton në teatrin e ri.Mirela Kumbaro: Përfitoj nga rasti t’i them edhe një herë aktorit të madh Robert Ndrenikës, të cilin e ftova të vinte dhe sot, por koha nuk ishte e përshtatshme. Tek darkonim bashkë dy netë më parë në Festivalin e Teatrit Ballkanik me miq dhe i shpjegoja projektet e reja të teatrove, dua t’ia them sërish: S’ka nevojë të shtrihet tek dera e teatrit për të mbrojtur tokën, sepse do i duhet të ngjitet në skenën e teatrit të ri, të të gjithë teatrove të ri që do të ndërtojmë për të luajtur rolet e mrekullueshëm.Kostoja e këtij teatri të ri që do të presë, aktorë, regjisorë, balerinë, valltarë instrumentistë, zëra lirikë e artistë të rinj është një investim më i madh se investimet e bëra në infrastrukturën e artit dhe kulturës në 20 vitet e fundit, deklaroi kreu i qeverisë.