Rreze Dielli - Emisioni 8 Tetor 2024, Receta/ Çiftelia shqiptare në Gjermani/ Histori dashurie

preview_player
Показать описание
Zonja Albana solli tre receta të shpejta dhe plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Jahni me plëndës / Japrakë me lakër të bardhë / Petulla me jeshillëqe.

Çiftelia shqiptare në filarmoninë e Hamburgut! E ftuar në “Rreze Dielli” Hava Bekteshi, vajza nga Gostivari, e rritur në Gjermani, e para që ka futur çiftelinë në orkestrën e Hamburgut. Ajo njihet si e reja që po ndërkombëtarizon çiftelinë, duke e bërë shumë të pëlqyeshme për publikun gjerman dhe jo vetëm. Hava ka mbaruar fillimisht fakultetin e parë në ekonomi, ndërsa të dytin për pedagogji si mësuese e gjermanishtes. E rritur në një familje me tradita shqiptare, ajo vendosi të eksperimentonte pasionin e saj për çiftelinë, gjë që u pëlqye shumë nga publiku gjerman. Falë talentit, ra në sy dhe u pranua të ishte pjesë e Filarmonisë së Hamburgut, ku aktualisht luan me çifteli duke u kombinuar shumë mirë me instrumentet e tjerë.

Çifti i sapomartuar nga Honolulu, Aurora Shele dhe Alex DeAngelis tregojnë në studion e “Rreze Dielli” historinë e tyre të dashurisë dhe dasmën e organizuar në Tiranë me miq nga e gjithë bota. Ata u njohën në vitin 2012 në Kore, Aurora gjatë një projekti si studente në Paris, ndërsa Aleks gjatë një punë kërkimore po në të njëjtin vend, Pohang, Kore e Jugut. Më pas për 9 vite mbajtën kontakt dhe lidhje në distancë, duke vizituar njëri-tjetrin herë pas here, ai erdhi në Paris, ndërsa ajo në Honolulu disa herë, në Tokyo, si dhe në Shqipëri. Në vitin 2021 Aleksi e propozoi dhe vendosën të jetonim në Honolulu. Ajo la punën si inxhiniere informatike dhe filloi të punojë full time si hipnoterapiste. Një tjetër pasion i Aurorës janë dhe letrat Tarot. Në studio çifti shqiptaro - argjentinas ndanë përvojën e tyre të një dasme shqiptare dhe sesi Aleksi dogji shaminë e beqarit, si një shqiptar i vërtetë.

“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!

Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.

#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Ti goje mjalti kush merzitet mos te degjoj ti thoi se e degjoj une se mesojm shum nga ty

MILANO
Автор

Do nai i besh bakllavan turke vetem sa te na thuash receten dhe miellin ola nga ty e kam mar dhe nuk e ndroj me duar arta albana niki na kenaqet un e kam then nuk jam vetem ne shpi jam me ju te dyja ju puth fott

MILANO