Perplaset Range Rover me Benzin, plagoset rende njeri prej shofereve |Lajme-News

preview_player
Показать описание
Një përplasje e fortë mes dy automjeteve ka ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Bishqem.
Një automjet tip Benz me targë AA 764 JY me drejtues nga shtetasin V. R., 37 vjeç, banues në Cërrik u përplas me një Range Rover me targë AA 775 YU me drejtues shtetasin K.S. 36 vjeç me banim në Kavajë.
Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i lënduar rëndë shtetasi që drejtonte mjetin tip Benz.
Fillimisht ai është transportuar për në spitalin e Elbasanit dhe më pas për një shërbim më të specializuar në Tiranë.
Gjithashtu plagë të lehta ka marrë edhe drejtuesi i mjetit tip Range Rover. Në vendin e ngjarjes mbërritën policia, zjarrfikëset dhe ambulancat.
Grupi hetimor kreu veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Dyshohet se një nga automjetet ka dalë në kah të kundërt e për pasojë ka shkaktuar këtë aksident.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме