Top Channel/Rregullat e reja të hyrjes në BE, çfarë duhet të dijnë qytetarët e Ballkanit Perëndimor?

preview_player
Показать описание
Pasaportat, gjurmët e të paktën 4 gishtërinjve dhe fotografi: Kështu do të duhej të dukej nga 10 nëntori i këtij viti hyrja në Bashkimin Evropian dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë e Lihtenshtajn - vende anëtare të zonës së lëvizjes së lirë Schengen - për qytetarët e rreth 60 vendeve, përfshirë edhe ata të Ballkanit Perëndimorm thotë REL. Kjo është koha kur nis funksionimin sistemi i ri i hyrje-daljeve, i krijuar nëntorin e vitit 2017, zbatimi i të cilit megjithatë është shtyrë disa herë. Për verën e ardhshme është paralajmëruar zbatimi edhe i Sistemit të dytë Europian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS), i cili u kërkon udhëtarëve nga vendet që kanë regjim pa viza me BE-në, të aplikojnë online për lejen e hyrjes, duke paguar një tarifë prej shtatë eurosh me kartelë bankare. Pasaportat në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike, çipat e tyre përmbajnë shenja gishtash dhe fotografi - çfarë i bën plotësisht në përputhje me kushtet që ka kërkuar BE-ja në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë regjim pa viza. Kushtet e përgjithshme - që dokumentet e udhëtimit të mos skadojnë në më pak se tre muaj nga data kur personi planifikon të kthehet në vendin e tij ose që pasaporta të mos jetë më e vjetër se dhjetë vjet - do të vazhdojnë të mbeten në fuqi. Me ndryshimet e reja nga mesi i vitit 2025, ETIAS do t’u kërkojë qytetarëve të rreth 60 vendeve të plotësojnë një formular të veçantë nëpërmjet internetit ose aplikacionit celular, përpara se të udhëtojnë. Me rastin e plotësimit të aplikacionit për herë të parë, pasagjeri fut të dhënat personale, emailin dhe numrin e telefonit, si dhe detajet e dokumentit të udhëtimit. Udhëtari do të duhet, gjithashtu, të fusë detaje rreth arsimit dhe punësimit aktual, si dhe detaje rreth udhëtimit të planifikuar dhe qëndrimit në vendin e BE-së. Do të kërkohen edhe detaje për çdo dënim penal, për udhëtime në të kaluarën në zona lufte ose zona konflikti, si dhe informacione nëse personi është dëbuar nga ndonjë vend. Udhëtarët do të duhet të paguajnë edhe një tarifë shtesë prej shtatë eurosh, një pagesë që do të realizohet me kartë bankare.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#BE#Ballkani#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Keta e beren me keq se kure ishte me viza duan te din gjith jeten e tjetrit ca levizje lire esht kjo

ErjonJanka
Автор

Eu që ne ëndërruam 34 vjet ☺️. mjer ky popull që mendon se me servilosje do bëhet shqiperia

florjandervishi
Автор

e Shihni se edhe BE jan hajna, te aplikosh dhe te paguash

KDChanneeL
Автор

ne madhenien me europen nuk ndryshon per mire asgje thjesht per ne shqipetaret kriteri kryesor eshte qeverisja te tjerat europa nuk i ka problem ..

florifloriiin-yihd