Ora News - Provimi i fundit, maturantët me përshtypje të ndryshme pas testimit

preview_player
Показать описание

Lëndët me zgjedhje ulën për herë të fundit në bankat e gjimnazeve maturantët. Të mërkurën ata zhvilluan provimin e fundit, i cili zgjat tri orë.

Në gjimnazin “Sami Frashëri”, testimi nisi gjysmë orë me vonesë për shkak të shpërndarjes së tezave, që këtë herë ishte e ndryshme për çdo maturant, por koha nuk u cënua pasi ata dolën në orën 13:30

Në varësi të lëndëve që kishin zgjedhur, disa i vlerësuan si të vështira pyetjet dhe disa në nivelin mesatar.

Maturanti: Teza ime e Letërisë avancë ishte e vështirë ndërsa Qytetaria jo shumë.

Maturanti: Shumë e lehtë, kisha Ekonomi avancë dhe Anglisht avancë.

Maturantja: Shumë i lehtë.Ishin gjëra që i kishim bërë në konsultime.Kisha zgjedhur Biologjinë e thelluar dhe Anglishten.

Pasi të njihen me rezultatet dhe bëjnë përllogaritjet, maturantët do të zgjedhin degët që do të studiojnë në Universitet.

Disa prej tyre janë të vendosur, të tjerë i kanë lënë vetes edhe disa ditë kohë për t`u menduar.

Maturanti: Unë dua të vazhdoj për gazetari politike.

Рекомендации по теме