filmov
tv
Piro Sulioti - Jorgjica Jorgjica (Official Music Video)

Показать описание
Muzika: Petro Dula (Papakristo)
Teksti: Petro Dula (Papakristo)
Përpunoi Orkestracionin: Abaz Hajro
Interpretues i parë: Piro Sulioti
Albumi: Piro Sulioti/ Më quajnë Piro
Realizimi Televiziv RTK
Operator: Ylli Trajçe
Montazhi Kompjuterik: Adrian Rapushi
Redaktor Muzike: Kostika Tanto
Regjisor: Naum Tërova
Artistic direction/Historical research by Aleksandrinos Economidis
** Historiku i këngës
Piro Sulioti u zbulua si talent në mënyrë të rastësishme nga kompozitori i mirënjohur Kristo Kono, në vitin 1936.Njohja e tij me Petro Papakriston, i konsideruar si babai i këngëve satirike korçare dhe ndihmesa e dhënë prej tij duke e nxjerrë Piro Suliotin te Radio Korça, shënoi fillimin e tij artistik.
Në pranverën e vitit 1940 Petro Papakristo përgatiti këtë këngë për Piron me vargje të tjera. Një ditë në provat Piro Sulioti mori me vete skokun e tij të ngushtë, "Raqken i cili ishte shumë i dashuruar me një vajzë "Jorgjicen". Raqka u ul në një qoshe dhe ndiqte provat i heshtur duke e mbytur dhimbjen e tij në raki, ndërkohë që provat vazhdonin Raqka hedh gotën poshtë dhe fillon të bërtasë. Të habitur njerëzit të gjithë thanë se "është marrosur", përveç Papakristos i cili papritmas u zhyt në mendime!!!Ditën tjetër ai njoftoi Piron për ndryshimin e tekstit...kështu ka lindur Jorgjica, Rastësisht.
***Dy fjalë rreth serenatës korçare
Origjinaliteti i serenatës korçare është i padiskutueshëm dhe ka të bëjë me rolin që ajo luajti në botën shpirtërore korçare. “Për hir të së vërtetës duhet pranuar se mjaft nga serenatat e krijuara e të kënduara në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX kanë qenë imitime të serenatave të huaja, jo vetëm të Qefalonisë në Greqi, por edhe të serenatave italiane dhe spanjolle”, përmend në librin e tij Vangjush Ziko. Sipas tij, këtë e dëshmojnë edhe tekstet e disa serenatave të përkthyera nga këngë greke prej Spiridon Ilos dhe Loni Llogorit. Kurse në këngën “Zyhra”, të kënduar nga këngëtari bohem Petro Dula ndihen motivet e këngëve orientale. “Nuk është aspak i çuditshëm apo i dënueshëm ndikimi i serenatës italiane apo qefaloniane në serenatën korçare. Qefalonia është porta nga hyri serenata në Gadishullin Ballkanik. Është meritë e të rinjve korçarë që e përqafuan të parët këtë risi të muzikës së lehtë europiane në vendin tonë”, na thotë Vangjush Ziko. Atij i kanë rënë në dorë tri fletore me tekste serenatash të shkruara prej serenatistit Sotiraq Mite. Në to, autori ka dëshmuar se mjaft prej serenatave janë origjinale në tekst e muzikë, e për disa të tjera pohon me sinqeritet se janë të përkthyera nga tekste të serenatave greke, italiane apo spanjolle. “Këto dëshmi flasin jo vetëm për raportet e serenatës korçare me serenatën mesdhetare, por edhe për sinqeritetin profesional dhe karakterin korrekt të një prej kantautorëve më të përkushtuar, më prodhimtarë dhe më popullorë, i quajtur princ i serenatës korçare, Sotiraq Mite”, thekson Ziko. Do të duhej patjetër njëfarë kohe, që kjo përvojë e re e mbartur të “alkimizohej” me shijen dhe me traditën muzikore vendase. Kështu, me krijimin e shoqërive kulturore zyrtare si klubi “Rilindja”, nën drejtimin e profesor Spiro Kondës, shoqëria “Djelmuria korçare”, shoqëria e Arteve të Bukura, e korit “Lyra” etj., filluan të krijohen e kompozohen shqip edhe këngë dashurie përveç këngëve patriotike. Serenata korçare nisi të marrë tipare origjinale. Kjo krijimtari mori hov veçanërisht në vitet ‘20 të shekullit të kaluar dhe në vazhdim kur po njiheshin edhe autorët e këtyre serenatave. Në vitet që pasuan, bëhet fjalë kryesisht për krijime të mirëfillta dhe me plot gojën mund të thuhet se bëhet fjalë tashmë për serenatën origjinale korçare. Origjinalitetin e saj, serenata korçare, në ndryshim nga kënga lirike, e ka edhe te vendi i interpretimit. Serenata është krijuar për t’u kënduar në rrugë, në skenën natyrore, nën një dritare apo ballkon dhe, detyrimisht kur bie mbrëmja. Këngëtari i serenatës, i mbështjellë nga velloja e natës dhe misteri, është i dashuruari poshtë dritares së të dashurës, e cila ka një emër të përveçëm. Apoteoza e serenatës është lëvizja e lehtë e perdes së dritares, që zëvendëson duartrokitjet dhe drithërimat e sallës. Serenata është shumë më modeste edhe për instrumentet muzikore. Asaj i mjafton një mandolinë apo kitarë. Në fillimet e saj i mjaftonte vetëm fyelli… Pas çastit të ekzekutimit të saj të parë, “premierës” nën dritare, serenata fiton “qytetarinë” e saj për t’u kënduar në rrugë, gosti, në dasma e kudo.

Комментарии