Top Channel/ Çelet në Vlorë ekspozita e piktorit Buron Kaceli

preview_player
Показать описание
Është çelur në galerinë e arteve figurative në Vlorë ekspozita e piktorit Buron Kaceli.

Drejtori i galerisë Edi Kojani foli për aftësitë artistike të kacelit ndërsa kryebashkiaku Dritan Leli për vyrtytet njerzore të artistit

Kjo ekspozitë përmbledh veprat e piktor kacelit në15 vitet e fundit si dhe 45 punime të tjera si portrete, natyrë e qetë dhe peizazhe.

Arkitekti dhe kuratori i pikturës në Vlorë ,Piro Stefa e quajti ekspozitën një përfaqësim të denjë të Buron Kacelit që prej kohësh e ka marrë titullin sinjor i artit pamor
Ekspozita vjen si një joshje e piktorit ndaj natyrës dhe jo vetëm duke u ndalur në skalitjen e portreteve njerëzore.
Autori ka punuar direkt me peizazhin dhe cdo pikturë eshte e realizuar në kontakt me natyren. Kaceli vlerësoi mikpritjen e qytetit të vlorës që morri pjesë në këtë ekspozitë dhe i falenderoi pjesëmarrësit për vlerësimet që i bënë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#Ekspozita#TopChannelNews
Рекомендации по теме