Nuk mori ndihmën e parë, humb jetën gruaja 55-vjeçare (8 Korrik 2003)

preview_player
Показать описание
Lajme Arkiva 2003

Një grua ka vdekur këtu në plazhin e Durrësit dhe një tjetër gjendet në rrezik për jetën e cila tashmë ndodhet në reanimacionin e qytetit të Durrësit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Pikërisht në këtë vend ka vdekur Mamudie Produari 55 vjeçe e lindur në Patos dhe banuese në Durrës . ndërsa te Shkëmbi i Kavajës 73 vjeçarja nga Prishtina Lena Zogu i ka shpëtuar për mrekulli vdekjes nga uji. Kjo e fundit kishte ardhur për të kaluar pushimet së bashku me familjen e saj.

Të dyja janë dërguar menjëherë në kirurgjinë e qytetit të Durrësit ku është dhënë ndihma e shpejtë, por për Mahmudien ka qenë e pamundur ti shpëtohej jeta. Mjekët thonë se nëse 55 vjeçarja do të merrte ndihmën e parë mjekësore që në bregdet, ajo do të ishte ende gjallë.

Dëshmitarët thonë se Mahmudie Produari qëndroi rreth 15 minuta në bregdet pasi nuk kishte se kush ta dërgonte në spital. Mjeku i reanimacionit të qytetit të Durrësit Edmond Spahon i cili u kujdes për Lena Zogun thotë se edhe jeta e saj ishte në gjendje kritike, madje ende nuk ka dalë nga rreziku për jetën.

Gazetarja: Si është gjendja e të sëmurës?

Edmond Spahon: Gjendja e të sëmurës vazhdon të jetë relativisht e rëndë megjithëse në ardhje erdhi shumë më rëndë, me cianozë, me vështirësi në frymëmarrje dhe me lëvizje kaotike të çrregullta, tani pas dhënies së ndihmës së shpejtë ajo është disi më mirë, është më koshiente. Ngjyra dhe frymëmarrja i kanë ardhur. Shpresojmë të kalojë mirë duke mos menduar komplikacionet që mund të ndodhin.

Gazetarja: Sipas Spahos situata të tilla shmangen në këtë mënyrë.

Edmond Spahon: Duhen programe nga pushteti vendor, edhe ato qendrore duhet të ngrihen në plazh, grupet e ndihmës së shpejtë për plazhistët në kohën e pushimeve të verës në mënyrë që të mos ndodhin mbytje apo tragjedi të tilla siç po ndodhin sot.

SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Nuk kuptoj pse na i jepni tani keto lajme te kaluara

pandora