Jeta që (s' ) e kërkova - Elsa Lila - Episodi 71 (31 Mars, 2023)

preview_player
Показать описание
#elsalila #sanremo #festivali #arrestimi #roma #mirakazhani

Videopodcast me Elsa Lilën

Unë jam një nga ata njerëz që dikur kam pritur që Elsa Lila të çante malet me talentin dhe pamjen e saj engjëllore. Që pas Sanremos, hera e fundit që ajo më qe dukur e lumtur dhe në valën e suksesit ka qenë kur drejtoi një festival në RTSH me Pirro Çakon.

Pastaj ajo nisi të ikë pak nga pak nga jeta publike, derisa nuk dëgjuam më asgjë për të deri pranverën e 2022-shit kur fotot dhe pamjet e arrestimit të këngëtares bënë bujë në Shqipëri dhe Itali.

Unë nuk kam dashur kurrë ta besoj që Elsa Lila të kishte humbur deri në atë pikë veten. Kur çështja për të u pushua pas dy muajsh dhe mediat në Shqipëri e postuan lajmin e pafajësisë së saj me dashamirësinë, por edhe pengun që u kryqëzua në rrjet, mendova se thellë-thellë të gjithë shqiptarët e deshën pa kushte këtë vajzë, jeta e së cilës është siç thotë ajo: “Një teatër absurd”. Me prindërit e divorcuar, e rritur më shumë me babain, me nënën të humbur në rrethana misterioze dhe tragjike kur ishte adoleshente. Si duhet të jetë dikush që jeta i ka ardhur si llavë? Humbje, dhimbje, famë dhe sukses, të gjitha në katror.

Unë në këtë episod me Elsën zgjodha të flas pikërisht nga ky kënd i jetës së kësaj 41-vjeçareje.
Fatin që zgjodhi apo i ra?

Për zgjedhjet dhe kujtimet. Të shkuarën dhe të ardhmen. Doja të kuptoja nga afër dhe ashtu si unë edhe publiku i Elsës dhe i këtij podcast-i të dëgjojë 'pse'-të e kësaj artisteje të madhe, që nuk zgjodhi të ishte një yll. Jetën e një artisteje që ka nevojë më shumë sesa të adhurohet, të kuptohet.

Pse do të thoni ju? Dëgjojeni vetë!

Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sa e shijova kete bisede . Elsa ti je dashuri, thjeshtesia jote te pasqyron shpirtin e bukur

eriolahajro
Автор

Ti je nje diamant shume i cmuar
Do mbetesh ikone e muzikes dhe e vajzes se shkelqyer❤

relax_and_meditation.
Автор

Thjeshtesi
Talent
Ndjeshmeri
E prekshme
Elsa Lila!! 🥰❤️ ARTISTE

albanacullhaj
Автор

Elsa vajza e bukur me njevokal te shkelqyer
Ti i duhesh ketije vendi po te mos largoheshe
Elsa do ishe nje
Vace
Zele publiku te do te ka gjithmon ne mendje

jolabudo
Автор

Sa trishtim mbrenda kesaj artiste te pa arritshme me duket sikur do shperthej nga momenti ne moment ne ulerima clirimi nga gjith ate lemsh dhimbje qe i ka shpirti me dhimbset esht super artiste e super njeri

lozjanallapi
Автор

Ti je nje femer e forte dhe je e vecante
Je unike

bukuroshehoxha
Автор

Ti nuk ke nevoje per fame boterore, nuk ke nevoje te jesh si Dua, si Beyonce…
Ti je ELSA LILA, thesari i gjithe shqipetareve, te duam pafund dhe jemi krenare per ate qe je! Uroj te realizohet cdo gje ashtu sic e deshiron!❤️🌹

olianacunajelmazi
Автор

Elsa me bere te qaj gjithe kohen qe te degjova. Pac vetem miresi ne jete. Kjo zgjuarsi e thjeshtesi qe te karakterizon eshte simboli i nje femre te forte qe vuan por fiton ne fund. Te perqafoj ty e Eviten tende te dashur 🥰🥰🌹🌹💎💎🙏🙏

suzanahoxha-bw
Автор

ARTISTE!♥️
Nuk e di pse por gjate gjithe intervistes me percolli shume dhimbje😢 Shpresoj qe Elsa te gjej lumturin e saj 🙏

anaselamaj
Автор

Mira fytyra jote përcjellë një energji pozitive! Një brravo e madhe për ftesën e ELSËS NË STUDIO

luljetasulkaj
Автор

Elsa, kengetarja ime e preferuar, zeri yt aq i bukur, i ngrohte, briland, gjigande e skenes kenga fituese e festivalit ishte nje mrekulli dhe t'i e meritoje Eurovizionin, do na perfaqesoje Elsa ne krenohemi me ty!!! Te uroj me zemer shendet dhe sa me shume kenge....:Vetem suksese ne jete!!!!❤🎉🎉🎉🎉🎉

ninazyka
Автор

Nje nder intervistat me te ndjera nder keto vite! Nje artiste, grua, nene e shkelqyer! Respekte!!

anna
Автор

Shum respekt è gazetares që realizoj kte intervistë, që do të thot, se nji interviste e tillë me shum ndjenja, vetëm nji gazetarë si ju mund ti besoj.
Elsa Lila talent è rrallë me nji forcë të brendshme që e gjen rrallë. Vlerat e Zotit nuk humbasin asnjiher nga persona si ju Elsa. Zoti ju bekoft. Respekt për ju.

mimozanaci
Автор

Elsa esht ylll super kengtare
Po po vizat duhesh ti heqesh ose ti rrallosh

KicoKico-pe
Автор

Je nje mbrekulli, Elsa, edukate dhe kulture e pa arritshme, artiste e vertete.

matildamata
Автор

Elsa Lila një Margaritar❤ Kjo Divë n’a bën krenarë me artin, bukurinë e klasin e saj.. Mira Kazhani një gazetare dinjitoze e cila di aq bukur sesi t’i drejtoj pyetjet një Artisteje si Elsa!

kozetaturishta
Автор

Elsa je nje mrekulli qe Zoti ka krijuar!
Je femer dhe artiste e madhe!
Je vete zeri, vete talenti, vete jeta!

saraori
Автор

O yll Elsa sa e mire je bravo qe ke ngelur kaq e thjesht dhe e bukur ne shpirt!

a.z
Автор

❤🙏🇦🇱 vedrai ! Nje reze djelli do mgroh zemren tende 🙏🖐

ZamiraCela-dfhf
Автор

I vetmi person qe me emocionon kur flet, kur kendon, je e vecante elsa❤

brisildameka
welcome to shbcf.ru