filmov
tv
Gratë socialiste (13 Dhjetor 1999)

Показать описание
Me 29 Janar gratë socialiste do të mblidhen në Kongresin e II të Forumimit të Grave për të përkrahur integrimin në shoqëri dhe përfaqësimin e tyre të barabartë me burrat në qeverisje. Socialistët kanë zonjën Makbule Çeço zëvëndës Kryeministrën e parë në historinë shqiptare por pretendojnë të arrijnë 30 % përfaqësim të grave në forumet drejtuese.
Merita Ndreko: Është e njohur tashmë deviza që pa pjesëmarrjen e grave nuk mund të realizohet Pakti i Stabilitetit. Ne kemi përcaktuar objektiva në bashkëpunim edhe me kryesinë e partisë që përqindja e grave në listat e kandidimit edhe për organet drejtuese të partisë që do të zhvillohen në fillim të vitit të ardhshëm edhe në zgjedhjet e pushtetit vendor të rritet nga 20 në 30 %. Ky do të jetë hapi i parë por ne synojmë që deri në Kongres të hartojmë strategjinë e forumit të gruas socialiste për këtë ndryshim cilësor në drejtim të barazisë ... në Shqipëri sepse përvoja e vendeve të përparuara të Europës dhe të Amerikës e më tej ka vërtetuar se pjesëmarrja e grave, rritja e kësaj pjesëmarrje në politikë dhe në të tëra drejtimet apo në tërat nivele vendimmarrëse është kushti themelor për ecjen me hapa të shpejta përpara.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!