Top Channel/ Vrasje në efektin e alkoolit. Tiranë, 37 vjeçari vret shokun e pijes me thikë

preview_player
Показать описание
Në orën 11:15 të paradites, Ilir Kapo, 60 vjeç u shemb përtokë i gjakosur dhe pa frymë. Ai u qëllua barbarisht me një thikë buke nga fqinji i tij Olgert Dhimitri, 37 vjeç.

Asnjëri prej tyre nuk kishte patur më herët konflikte ose marrëveshje. Motivi i deklaruar banal nga policia lidhet me përdorimin e alkoolit prej të dyve dhe më pas me degradimin e bisedës deri në fyerje.

Këtë të shtunë Ligerti iu drejtua lokalit të lagjes bashkë me fqinjin. Dita e tyre nisi me raki deri në çastin kur u ndanë me thika, njëri në burg dhe tjetri i pajetë.

Ligert Dhimitrit iu bë testi dhe në gjendje të pandërgjegjshme nga alkooli përfundoi në komisariat i arrestuar. Përqindja e alkoolit në gjak konsiderohet tepër e lartë. Menjëherë pas ngjarjes, shtëpia e autorit u vendos në ruajtje nga policia.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
#IlirKapo#Policia#TopChannelNews
Рекомендации по теме
Комментарии
Автор

Sa me shum pini alkool se ju ben mir per ne si persona qe se pim thoni se jemi te prapambetur ose te shkojm ne turki

nderimmasani