filmov
tv
Arkivi i Stambollit në Tiranë, mbi një milion dokumente mbi shqiptarët në atdhe
Показать описание
#oranews #arkiviistambollit #tirane
Informacione mbi përplasjet politike midis prijësve në hapësirën shqiptare, sikurse konflikti mes Ali Pashës dhe Ibrahim Pashës, evidenca mbi mësimin e shqipes në Vlorë dhe në Shkup, informacione mbi dinastitë e qyteteve shqiptare, të dhëna mbi lëvizjet nacionale shqiptare, greke, serbe janë në mesin e mbi 1 milionë dokumenteve të periudhës osmane që Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka marrë nga Arkivit të Perandorisë Osmane me qendër në Stamboll.
Ardit Bido: Gjithë dokumentacioni i Perandorisë Osmane mbi Shqipërinë dhe shqiptarët është rikthyer në atdhe. Dokumentat e marrë në zotërim në formë dixhitale mbulojnë veprimtarinë politike dhe shoqërore të shqiptarëve përgjatë sundimit 5 shekullor osman.
Pjesë e këtyre dokumenteve që i shtohen fondit të materialeve osmane, janë zhvillimet fetare në rajon, si feja islame, e krishterë dhe judaizmi.
Ardit Bido: Kjo bazë e gjerë kërkimore do të shërbejë si një shtysë për kryerjen e hulumtimeve të mëtejshme që hedhin dritë mbi veprimtarinë terësore të Shqipërisë dhe shqiptarëve gjatë periudhës osmane deri në shpalljen e pavarësisë.
Ky dhurim vjen në vazhdën e përpjekjeve disavjeçare të Arkivit shqiptar dhe të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve, për shkëmbimin e dokumenteve arkivore.
Më herët, në vitet 2015 dhe 2020, Arkivi i Stambollit ka dhuruar përkatësisht rreth 5 mijë dhe 350 mijë fletë dokumente.
Për më shumë lexoni në:
Follow Televizionin Ora News